Ky artikull shpjegon çfarë janë cookie-t, si përdoren, dhe si mund t’i administroni ato në Firefox.
Çfarë është një Cookie?
Një cookie është një copëz të dhënash e depozituar në kompjuterin tuaj nga një sajt që vizitoni.
Në disa shfletues, çdo cookie është një kartelë e vogël, por në Firefox, krejt cookie-t ruhen në një kartelë të vetme, që gjendet te dosja profil e Firefox-it.
Cookie-t shpesh depozitojnë rregullimet tuaja për një sajt, të tilla si, gjuha ose vendi juaj i parapëlqyer. Kur ktheheni te sajti, Firefox-i i dërgon mbrapsht cookie-t që i takojnë sajtit. Kjo i lejon sajtit t’ju paraqesë të dhëna të personalizuara sipas parapëlqimeve tuaja.
Cookie-t mund të depozitojnë një gamë të gjerë të dhënash, përfshi këtu të dhëna personale të indetifikueshme (të tilla si emri juaj, adresa e banimit, adresa e-mail, ose numri i telefonit). Sidoqoftë, këto të dhëna mund të depozitohen vetëm nëse ofrohen nga ju - sajtet nuk mund të futen dot në të dhëna që nuk ua ofroni, as te kartelat në kompjuterin tuaj.
Si parazgjedhje, veprimet e depozimit dhe dërgimi të cookie-ve janë të padukshme për ju. Megjithatë, mund të ndryshoni rregullimet tuaja për Firefox-in që t’i lejoni vetes të miratoni ose mohoni kërkesa për depozitim cookie-sh, të fshihen vetvetiu cookie-t e depozituara kur mbyllni Firefox-in, dhe shumë të tjera.
Rregullim Cookie-sh
Rregullimet për cookie-t në Firefox administrohen te dritarja MundësiParapëlqime e panelit të Privatësisë. Shihni Rregullime mbi privatësinë, historikun e shfletimeve dhe mekanizmin Mos Më Gjurmo për të dhëna rreth këtyre rregullimeve.
Për udhëzime se si të përdoren këto rregullime për disa veprime, shihni:
- Aktivizoni ose çaktivizoni cookie-t që përdorin sajtet për të ndjekur parapëlqimet tuaja: Si të aktivizohet ose çaktivizohet depozitimi i cookie-ve në Firefox.
- Fshini cookie-t që të hiqni të dhënat që sajtet kanë depozituar në kompjuterin tuaj: Si të hiqen cookie-t që janë depozituar tashmë nga sajte.
- Si t’u bllokohet sajteve, në Firefox, depozitimi i parapëlqimeve për sajtin ose për gjendjen i futur/i dalë prej llogarie: Si t’u bllokohet disa sajteve depozitimi i cookie-ve.
- Çaktivizoni në Firefox cookie nga palë të treta që të ndalni disa lloje gjurmimesh nga kompani reklamash: Si t’u bllokohet sajteve, hiq atyre që po vizitoni, depozitimi i cookie-ve.
Diagnostikim cookie-sh
Nëse keni me Firefox-in një problem që lidhet me cookie-t, shihni:
- Sajte thonë se cookie-t janë të bllokuara - Zhbllokojini
- Ndreqni probleme për sajte që kërkojnë emër përdoruesi dhe fjalëkalim