Rregullime
Administroni dhe përshtatni punën tuaj me produktet, përmes rregullimesh, shtesash, etj.
Flluska
Ky dokument shpjegon rregullimet e mundshme në Mozilla Firefox për kontrollimin e flluskave.
Veçori përdorimi në Firefox - Bëjeni Firefox-in dhe lëndën web të funksionojnë për krejt përdoruesit
Njihuni me veçori të Firefox-it që e bëjnë shfletuesin dhe lëndën web të përdorshme për ata që kanë shikim të dobët, që nuk shohin fare, ose që kanë aftësi të kufizuara për përdorim tastiere ose miu.
Dritarja Të Dhëna Faqeje -Shihni hollësi teknike rreth faqes ku gjendeni
Dritarja Të Dhëna Faqeje ju jep hollësi rreth faqes në të cilën gjendeni, të tilla si: dëshmi sigurie, kartela media të përdorura në të, lejet që i janë dhënë dhe prurjet web që përmban.
Si të bëhet Firefox-i shfletues parazgjedhje
Po qe se keni më tepër se një shfletues web, kompjuteri juaj lypset të dijë cilin shfletues të përdorë si parazgjedhje. Ky artikull do t'ju tregojë se si ta bëni Firefox-in shfletuesin tuaj parazgjedhje.
Si të caktohet një faqe si faqe hyrëse
Caktimi i faqes hyrëse te Firefox-i është i lehtë. Nuk vendosni dot për vetëm një faqe? Nuk ka problem. Firefox-i ju lejon të caktoni një grup site-esh web si faqen tuaj hyrëse. Ky artikull ju jep disa shembuj dhe udhëzime të njëpasnjëshme se si të personalizoni rregullimet tuaja për faqen hyrëse, për t'ua përshtatur sa më mirë punimit tuaj.
Kontrolle prindi
Ky artikull shpjegon se si të bllokohen në Firefox site-e web ose të filtrohet lëndë site-i web që mund të jetë fyese ose e papërshtatshme për fëmijë.
Përdorimi i kontrollit të drejtshkrimit
Përdorimi i kontrollit të drejtshkrimit
Shtylla e kërkimeve - Zgjidhni me lehtësi motorin tuaj të parapëlqyer të kërkimeve
Shtylla e Kërkimeve në cepin e sipërm djathtas të dritares së Firefox-it ju lejon të bëni kërkime dhe të ndërroni motorë kërkimesh, mu aty. Mësoni se si ta personalizoni.
Ndryshoni veprimin që kryen Firefox-i kur klikoni ose shkarkoni një kartelë
Ky artikull përshkruan se si i trajton Firefox-i shkarkimet për lloje të ndryshme kartelash dhe se si mund ta ndryshoni këtë sjellje të tij.
Ruajtja dhe rikthimi i të dhënave tuaja
Mozilla Firefox-i i depoziton krejt të dhënat personale dhe rregullimet tuaja, të tilla si faqerojtës, fjalëkalime dhe zgjerime, nëj një '''dosje [[Profile|profili]]''' te kompjuteri juaj, në një vend veçmas nga programi Firefox. Ky artikull shpjegon si t'i bëni një kopje, si ta riktheni, ose si ta kaloni profilin tuaj te një vend, ose kompjuter, i ri.
Riktheni Faqerojtës të humbur ose që mungojnë
Ndonjëherë mund të duket se Firefox-i ka humbur faqerojtësit tuaj. Në shumicën e rasteve, nuk kanë humbur. Ky artikull shpjegon shkaqet dhe si të riktheni në punë faqerojtësit tuaj.
Si t'i rikthej skedat e mia të herës së fundit?
Ky artikull shpjegon mundësitë e ndryshme që keni për hapje skedash dhe dritaresh që i kishit të hapura herën e fundit kur po përdornit Firefox-in.
Emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet nuk ruhen
Firefox-i përmban një Përgjegjës Fjalëkalimesh që mund të ruajë fjalëkalimet që përdorni për hyrje në sajte. Ky artikull përshkruan pse mund të mos jenë ruajtur fjalëkalimet tuaja.