Përdorimi i kontrollit të drejtshkrimit

Firefox Firefox U krijua: 80% e përdoruesve e kanë votuar këtë si të dobishëm

Firefox-i e kontrollon vetvetiu drejtshkrimin e fjalëve që jepni në kutitë për tekst e që përmbajnë më shumë se një rresht. Sapo përfundoni shtypjen e një fjale, ajo kontrollohet me bazë fjalët e instaluara në fjalor. Nëse fjala nuk gjendet në fjalor, do të nënvijëzohet me vijë të kuqe, si në shembullin vijues:

05675f3d603e2607555817580ba1c0c2-1271792700-577-1.png

Shënim: Kontrolli i vetvetishëm i drejtshkrimit aktivizohet për kuti teksti që përmbajnë më tepër se një rresht, te të cilat mund të jepni sa tekst të doni.


Çaktivizimi i kontrollit të vetvetishëm të drejtshkrimit

Si parazgjedhje, Firefox-i është i formësuar të bëjë kontroll të vetvetishëm drejtshkrimi. Këtë sjellje mund ta çaktivizoni te dritarja e MundësiveParapëlqimeve:

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Përzgjidhni panelin Të mëtejshme.
  3. Klikoni te skeda Të përgjithshme.

    05675f3d603e2607555817580ba1c0c2-1271792700-577-2.jpg

  4. Përzgjidhni Kontrollomë drejtshkrimin ndërkohë që shkruaj.
  5. Klikoni OKMbyllni dritaren e parapëlqimeve.


Ndreqja e fjalëve të keqshkruajtura

Kur kontrolli i drejtshkrimit është veprues, mund t'i ndreqni kollaj fjalët e keqshkruajtura. Për të ndrequr fjalë të keqshkruajtura, djathtasklikonimbani të shtypur tastin Ctrl ndërkohë që klikoni mbi të dhe përzgjidhni një nga fjalët e këshilluara në krye të menusë. 05675f3d603e2607555817580ba1c0c2-1271792700-577-3.png

Nëse nuk është e përshtatshme asnjë prej fjalëve të këshilluara, duhet ta përpunoni atë dorazi. Nëse jeni i sigurt që fjala është shkruajtur saktë, mund ta shtoni atë te fjalori. Për të shtuar një fjalë në fjalor, djathtas-klikonimbani të shtypur tastin Ctrl ndërkohë që klikoni mbi të, dhe përzgjidhni Shtoje te Fjalori.


Shtim fjalorësh

Mund të instaloni fjalorë të tjerë sipas nevojës.

  1. DjathtasklikoniMbani të shtypur tastin Ctrl ndërkohë që klikoni mbi çfarëdo kutie teksti që përmban më shumë se një rrjesht.
  2. Përzgjidhni Gjuhë.
  3. Përzgjidhni Shtoni fjalorë....

    05675f3d603e2607555817580ba1c0c2-1271792700-577-4.png
  4. Shfaqet faqja Mozilla Add-ons Dictionaries. Për të shtuar një fjalor te instalimi juaj i Firefox-it, klikoni mbi lidhjen "Install Dictionary" në krah të fjalorit që doni të shtoni. Do të shfaqet dritarja Instalim Software-esh. Kur të shfaqet, klikoni mbi Instaloje Tani, çka do të duhej të hapte dritaren e Shtesave, ku keni për të parë fjalorin tuaj në instalim e sipër.

    05675f3d603e2607555817580ba1c0c2-1271792700-577-5.jpg

  5. Për të aktivizuar fjalorin, klikoni mbi butonin Rinise Firefox-in, te dritarja e Shtesave.


Ndërrim fjalorësh

Pasi të jetë instaluar një fjalor, sipas nevojës, mund të kaloni në të. Për kalimin te një tjetër fjalor i instaluar, djathtasklikonimbani të shtypur tastin Ctrl ndërkohë që klikoni te një fushë me shumë rreshta, përzgjidhni Gjuhë, mandej përzgjidhni fjalorin që doni të përdorni. 05675f3d603e2607555817580ba1c0c2-1271792700-577-6.png


Heqja e një fjale të shtuar padashka

  1. Hapni dosjen e profilit tuaj:

    Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox, kaloni te menuja NdihmëTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë NdihmëNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Ndihmë dhe përzgjidhni Të Dhëna Diagnostikimi. Do të hapet skeda e Të Dhënave të Diagnostikimit.Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu, klikoni mbi Help-29 dhe përzgjidhni Të Dhëna Diagnostikimi. Do të hapet skeda e Të Dhënave të Diagnostikimit.

  2. Te ndarja Baza Zbatimi, klikoni mbi Shfaq DosjenShfaqe në FinderHap Dosjen Që e Përmban. Do të hapet një dritare me kartelatdosjen.
  3. Shënim: Nëse nuk jeni në gjendje të hapni ose të përdorni Fire​fox-in, ndiqni udhëzimet te Ku ta gjeni profilin tuaj pa e hapur Firefox-in.

  4. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe mandej përzgjidhni DilniNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni DilniTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dilni nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni Dilni

    Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu dhe mandej klikoni DilniDilni Close 29

  5. Hapni kartelën persdict.dat me një përpunues tekstesh. (Fjala vjen, Wordpad)
  6. Brenda përpunuesit të teksteve, secila fjalë që keni shtuar gjendet në një rresht ndaras. Hiqeni rreshtin që përmban fjalën që dëshironi të hiqni.
  7. Klikoni menunë Kartelë, dhe përzgjidhni Ruaje, që të ruani ndryshimin e bërë.

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër