Si të caktohet një faqe si faqe hyrëse

Firefox Firefox Përditësuar së fundmi: 86% e përdoruesve e kanë votuar këtë si të dobishëm

Caktimi i faqes hyrëse te Firefox-i është i lehtë. Nuk vendosni dot për vetëm një faqe? Nuk ka problem. Firefox-i ju lejon të caktoni një grup site-esh web si faqen tuaj hyrëse. Ky artikull ju jep disa shembuj dhe udhëzime të njëpasnjëshme se si të personalizoni rregullimet tuaja për faqen hyrëse, për t'ua përshtatur sa më mirë punimit tuaj.

Nëse sa herë që riniset Firefox-i, ju shfaqet skeda "Firefox-i sapo u përditësua", shihni artikullin e titulluar me të drejtë Skeda Firefox-i sapo u përditësua shfaqet sa herë që nisni Firefox-in.

Caktoni si faqen tuaj hyrëse një site të vetëm web

Nëse ju pëlqen t'i keni gjërat të thjeshta, ja se si të caktoni faqen tuaj hyrëse në tre hapa të kollajtë.

  1. Hapni site-in web që doni të jetë faqja juaj hyrëse. Nëse doni një faqe të zbrazët, hapni një skedë të re.
  2. Klikoni mbi ikonën në të majtë të adresës web, tërhiqeni deri te butoni Home dhe lëreni aty.

    266d42376d7d58a8f40ef9dae1236252-1258698578-56-1.png
    Home page Win1

    Home page Mac1
    Home page Lin1
  3. Klikoni Po që ta caktoni këtë si faqen tuaj hyrëse.

Provojeni: Klikoni butonin Home dhe te skeda e atyshme do të ngarkohet faqja juaj hyrëse e re. Më kollaj se kaq, nuk bëhet!

Caktoni si faqen tuaj hyrëse më shumë se një site web

Kjo është rruga për të pasur krejt site-et tuaj web hapur me një klikim të vetëm. Për shembull, mund ta rregulloni që butoni i Firefox-it për Home të hapë njëherësh site-in e email-t tuaj, site-in e parapëlqyer të lajmeve dhe Facebook-un.

  1. Hapni një dritare të re dhe ngarkoni site-in e parë web që doni të jetë faqja juaj hyrëse.
  2. Klikoni butonin e skedave të reja dhe hapni në të site-in tjetër web që doni të jetë pjesë e grupit tuaj për faqen hyrëse. Përsëriteni këtë hap deri kur të keni mbaruar me hapjen në skeda të reja të krejt faqeve që doni.
  3. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  4. Përzgjidhni panelin Të përgjithshme (panelin Kryesore nën Firefox 3.5).
  5. Klikoni mbi Përdor Faqet e Tanishme.

    266d42376d7d58a8f40ef9dae1236252-1276818432-993-1.jpg
    Home page Win2Home page Mac2Home page Lin2
  6. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu. .

Provojeni: Mbyllini krejt skedat tuaja dhe klikoni më pas butonin Home. Shihni se si hapen në skeda krejt faqet e zgjedhura prej jush. Bëjeni edhe një herë; e dimë që këtë doni.

Riktheni faqen hyrëse parazgjedhje

Nëse doni t'i hiqni qafe përshtatjet e faqes suaj hyrëse, ja se si bëhet.

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Përzgjidhni panelin Të përgjithshme (panelin Kryesore nën Firefox 3.5).
  3. Te pjesa Nisje, klikoni Riktheje te Parazgjedhja.

    266d42376d7d58a8f40ef9dae1236252-1258698578-56-4.png
    Home page Win3Home page Mac3Home page Lin3
  4. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu. .

Caktoni cilat faqen të hapen kur niset Firefox-i

Kjo është një veçori e bukur që mund ta përdorni si shtesë të rregullimit të faqes hyrëse. Që të kurseni kohë, mund ta bëni Firefox-in të hapë faqet që po vizitonit herën e fundit që e përdorët, e kështu të vazhdoni drejt e atje ku e latë.

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Përzgjidhni panelin Të përgjithshme (panelin Kryesore nën Firefox 3.5).
  3. Te pjesa Nisje klikoni menunë hapmbyll në krah të "Kur niset Firefox-i:" dhe përzgjidhni çfarë do të duhej të shfaqte Firefox-i kur niset.
    • Shfaq faqen time hyrëse - Shfaq faqen hyrëse (ose faqet hyrëse, po pra).
    • Shfaq një faqe bosh - Shfaq një faqe të zbrazët (kjo ngarkohet shpejt – nuk pritet që të ngarkohen gjithë ato skeda).
    • Shfaq dritaren dhe skedat e mia të herës së fundit - Hapen faqet që po vizitonit herën e fundit që përdorët Firefox-in, e kështu të mund të vazhdoni atje ku e latë. Për më tepër të dhëna, shihni Rikthim Sesioni.
  4. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu. .

Provojeni: Nëse doni të jeni tërheqës, mund të caktoni një grup site-esh web si faqen tuaj hyrëse dhe ta rregulloni Firefox-in të hapë faqet që po vizitoni herën e fundit që e përdorët. Kështu mund ta rimerrni punën atje ku e latë, si dhe të hyni te site-et tuaj të parapëlqyer thjesht me një klikim.

Cilën mënyrë

Firefox-i është vërtet i epshëm – duke ju lejuar të vendosni se cila funksionon më mirë. Mbajini gjërat të thjeshta dhe caktoni një site web të vetëm si faqen tuaj hyrëse ose rregullojeni që me një klikim të hapë krejt site-et web që parapëlqeni dhe kështu të kurseni kohë duke e bërë Firefox-in të rikthehet atje ku e latë, kur të riniset. Cila funksionon më mirë për rastin tuaj? Jepini e provojeni vetë.

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër