Ky dokument shpjegon rregullimet e mundshme në Mozilla Firefox për kontrollimin e flluskave.
Tabelë e Lëndës
Ç'janë Flluskat?
Dritaret flluska, ose flluskat, janë dritare që shfaqen vetvetiu pa lejen tuaj. Mund të kenë madhësi të ndryshme, por zakonisht nuk mbulojnë tërë ekranin. Disa flluska hapen përmbi dritaren e çastit të Firefox-it, ndërsa të tjera duken nën të.
Firefox-i ju lejon të kontrolloni të dyja llojet, përmes Panelit Lëndë te dritarja MundësiParapëlqime. Bllokimi i flluskave është aktiv, si parazgjedhje, kështu që nuk ju duhet të shqetësoheni për aktivizimin e parandalimit të shfaqjes së flluskave në Firefox.
Kur bllokohet një flluskë, Firefox-i shfaq një shtyllë të dhënash, si dhe një ikonë te shtylla e gjendjes.
Kur klikoni butonin te shtylla e të dhënave, ose ikonën te shtylla e gjendjes, shfaqet një menu me zgjedhjet vijuese:
- (shfaq një flluskë të bllokuar)
MundësiParapëlqime Bllokuesi Flluskash
Për t'u futur te rregullimet e Bllokuesit të Flluskave:
- Klikoni butonin e menusë dhe zgjidhni . .
- Përzgjidhni {menunë Panel Përmbajtjeje}.
Te paneli i përmbajtjes:
- Blloko dritare flluska: Hiqjani shenjën mundësisëparapëlqimit në fjalë që të çaktivizohet krejtësisht bllokuesi i flluskave.
-
Dialogu ka zgjedhjet vijuese:- Lejoje: Klikoni mbi këtë që ta shtoni një site website te lista e përjashtimeve.
- Hiqe Site-in: Klikoni mbi këtë që të hiqet një site web prej listës së përjashtimeve.
- Hiqi Tërë Site-et: Klikoni mbi këtë që të hiqen krejt site-et web prej listës së përjashtimeve.
: Kjo është një listë site-sh që doni t'u lejohet të shfaqin flluska.
Shënim: Bllokimi i flluskave nuk është përherë i efektshëm dhe mund të prekë punimin e disa site-eve web. Për më tepër të dhëna rreth bllokimit të flluskave, shihni Ç'janë Flluskat.
Flluskat nuk po bllokohen
A vjen prej Firefox-it flluska?
Flluska mundet edhe të mos vijë nga Firefox-i. Se prej nga vjen flluska mund ta përcaktoni nga ikona që ka dhe titulli në krye.
- Ikonë Firefox-i dhe "Mozilla Firefox" te titulli: lexoni më poshtë.
- Çdo rast tjetër: në kompjuterin tuaj mund të keni malware që shkakton hapjen e flluskave. Kontrollojeni kompjuterin tuaj për viruse dhe spyware.
A është bllokuesi i flluskave veprues dhe i aktivizuar për këtë site?
- Klikoni butonin e menusë dhe zgjidhni . .
- Përzgjidhni panelin .
- Sigurohuni që kutiza Blloko dritare flluska ka shenjë.
- Në të djathtë të Blloko dritare flluska, klikoni butonin . Do të shfaqet një dialog që tregon gjithë site-et të cilëve u është lejuar të shfaqin flluska.
- Nëse site-i që po hap flluskat është në listë, përzgjidheni dhe shtypni .
- Klikoni Mbylle dritaren Site-e të Lejuar - Flluska.
- Klikoni Mbylle dritaren e parapëlqimeve.
A shfaqet flluska pas një klikimi me miun ose pas shtypjes së një tasti?
Disa veprime, fjala vjen klikimi me mi ose shtypja e një tasti, mund të hapin flluska, edhe pse bllokuesi i flluskave mund të jetë veprues. Kjo lejohet me qëllim që Firefox-i të mos bllokojë flluska të cilat site-e web i kanë të domosdoshme për funksionim.
A është vërtet një flluskë?
Ndonjëherë reklamat hartohen që të duken si dritare, por në fakt nuk janë. Bllokuesi i flluskave të Firefox-it nuk i ndal dot këto reklama.