Dritarja Të Dhëna Faqeje -Shihni hollësi teknike rreth faqes ku gjendeni

Firefox Firefox Përditësuar së fundmi: 78% e përdoruesve e kanë votuar këtë si të dobishëm

Dritarja Të Dhëna Faqeje ju jep hollësi teknike rreth faqes ku gjendeni. Që ta hapni:

YouTube - Gray globe - WinYouTube - Gray globe - Lin

Të përgjithshme

Page Info - Win1

Titull Faqeje

  • Adresë: Shfaq URL-në (Uniform Resource Locator) e faqes që po vizitoni.
  • Lloj: Shfaq lloj lënde (lloj MIME) të faqes që po vizitoni. Ky lloj përcaktohet nga shërbyesi web.
  • Mënyrë Hartimi: Tregon nëse faqja është në pajtim me standardet e kodimit web (Mënyra përputhje me standardet), ose nëse Firefox-i duhet ta shfaqë faqen në një mënyrë që është e përputhshme me kod jo-standard (Quirks mode).
  • Kodim: Shfaq se çfarë kodimi shkronjash përdor faqja. Kjo mund të ndryshohet te menuja Web DeveloperShfaqje menu.
  • Madhësi: Shfaq madhësinë e faqes në kilobajte (dhe bajte).
  • Ndryshuar më: Shfaq datën dhe kohën kur qe ndryshuar faqja për herë të fundit.

Meta

Fusha Meta shfaq çfarëdo etikete "meta" që përmban kodi burim i faqes. Këto mund të përfshijnë hollësi mbi lloje kartelash, kodim shkronjash, autorë, fjalëkyçe, etj.

Të dhëna Sigurie për faqen

Shfaq të dhëna të përgjithshme lidhur me përdorimin ose jo nga ana e sajtit të Dëshmi për vleftësimin e identitetit të vet dhe nëse është apo jo e shifruar lidhja. Për më tepër të dhëna, klikoni mbi butonin Më tepër, i cili ju shpie te paneli i Sigurisë, dritarja Të dhëna Faqeje.

Media

Page Info - Win2
Paneli Media shfaq URL-në dhe llojin e krejt sfondeve, figurave, dhe lëndës së trupëzuar (përfshi audio dhe video) që ngarkohet te faqja. Mund të klikoni mbi çdo objekt, që të mësoni më tepër rreth tij, përfshi:

    • Vendin: URL-në e objektit të dhënë
    • Llojin: Llojin e kartelë së objektit të dhënë
    • Madhësinë: Madhësinë në kilobajte (dhe bajte) të objektit të dhënë
    • Përmasat: Madhësinë në ekran të objektit, në piksel
    • Tekstin Përshoqëruar Atij: Për figurat, teksti "alternativ" që shfaqet, kur nuk ngarkohet faqja.

Për cilindo objekt, duke klikuar mbi butonin Ruajeni Si..., mund të zgjidhni ta ruani në hard disk.

Bllokoji figurat prej përkatësisë

Duke i vënë shenjë kësaj mundësiekëtij parapëlqimi, faqeve nga përkatësia e dhënë do t’u parandalohet të ngarkojnë vetvetiu figurat. Për udhëzime se si të jepen ose hiqen leje ngarkimi figurash për sajtet, shihni Rregullime për shkronja, gjuhë, dritare flluskë, figura dhe JavaScript.

Prurje

Page Info - Win3

Shfaq URL-në dhe llojin e cilësdo prurje web përshoqëruar asaj faqeje. Për t’u pajtuar te një prurje, klikoni mbi të te lista, mandej klikoni mbi butonin Pajtomë.
Shënim: Nëse faqja nuk ka prurje web, dritarja Të dhëna Faqe nuk do ta përfshijë panelin Prurje.

Leje

Page Info - Win4

Page Info Permissions Win Fx22

Fx25PageInfo-Permissions

Dritarja e Lejeve ju lejon të anashkaloni mundësiparapëlqime për përkatësinë e shfaqur pas Leje për. Hiqjani shenjën kutizës Përdor Parazgjedhje, që të përcaktoni nëse i lejohet apo jo faqes të kryejë veprimin e treguar.

Të aktivizojë Shtojca

Shfaq shtojcat e instaluara dhe përcakton nëse për përkatësinë duhet të Pyetet Përherë, të Lejohet apo të Bllokohet ngarkimi për secilën shtojcë. Artikulli The Pse më duhet të klikoj për të aktivizuar shtojca? shpjegon se si caktohen këto leje për një sajt të dhënë.

Të mësojë Vendndodhjen tuaj

Përcakton nëse i lejohet apo jo Firefox-it t’i tregojë përkatësisë së dhënë se ku gjendeni, duke përdorur Shfletim të Ndjeshëm Ndaj Vendit. Për udhëzime se si t’u jepni ose hiqni sajteve leje për tregim vendi, shihni Lejojuni disa sajteve të depozitojnë fjalëkalime, cookie dhe të tjera .

Të Kalojë Nën Mënyrën Krejt Ekrani

Përcakton nëse i lejohet apo jo përkatësisë së dhënë ta kalojë shfletuesin nën mënyrën Krejt Ekrani. Për udhëzime se si të jepen apo të hiqen për sajtet leje për mënyrën Krejt Ekrani, shihni Lejojuni disa sajteve të depozitojnë fjalëkalime, cookie dhe të tjera.

Të fshehë kursorin

Përcakton nëse i lejohet apo jo përkatësisë së dhënë të fshehë kursorin.

Të Instalojë Shtesa

Përcakton nëse i lejohet apo jo përkatësisë së dhënë të hapë dritare dialogu instalimi zgjerimi ose teme. Për udhëzime se si të lejohen ose hiqen për sajtet leje instalimi, shihni artikullin Rregullime sigurie dhe fjalëkalimesh.

Të Ngarkojë Figura

Përcakton nëse përkatësia e dhënë mund të ngarkojë apo jo vetvetiu figura.

Të ketë depozitim Jo Në Linjë

Përcakton nëse i lejohet apo jo përkatësisë së dhënë të depozitojë lëndë për mënyrën Jo në Linjë. Për udhëzime se si të jepen apo të hiqen leje depozitimesh jo në linjë për sajtet, shihni artikullin Lejojuni disa sajteve të depozitojnë fjalëkalime, cookie dhe të tjera.

Të Ngarkojë Figura

Përcakton nëse përkatësia e dhënë mund të ngarkojë apo jo vetvetiu figura. Për udhëzime se si të jepen ose hiqen për sajtet leje ngarkimi figurash, shihni artikullin Rregullime për shkronja, gjuhë, dritare flluskë, figura dhe JavaScript.

Të Hapë Dritare Flluskë

Përcakton nëse përkatësia e dhënë mund të hapë dritare flluska. Për udhëzime se si të jepen ose hiqen për sajtet leje mbi dritare flluska, shihni artikujt Rregullime për shkronja, gjuhë, dritare flluskë, figura dhe JavaScript dhe Lejojuni disa sajteve të depozitojnë fjalëkalime, cookie dhe të tjera.

Të depozitojë Cookies

Përcakton nëse përkatësia e dhënë mund të depozitojë cookies. Për udhëzime se si të lejohen ose hiqen leje për depozitim cookie-sh nga ana e sajteve, shihni artikujt Rregullimeve mbi privatësinë, historikun e shfletimeve dhe mekanizmin mos-më-gjurmo dhe Lejojuni disa sajteve të depozitojnë fjalëkalime, cookie dhe të tjera.

Të shfaqë Njoftime

Përcakton nëse përkatësisë së dhënë i lejohet apo jo të shfaqë njoftime.

Të Instalojë Zgjerime ose Tema

Përcakton nëse i lejohet apo jo përkatësisë së dhënë të hapë dritare dialogu instalimi zgjerimi ose teme. Për udhëzime se si të lejohen ose hiqen për sajtet leje instalimi, shihni artikullin Rregullime sigurie dhe fjalëkalimesh.

Të Ndajë Vendin Me Të Tjerët

Përcakton nëse i lejohet apo jo Firefox-it t’i tregojë përkatësisë së dhënë se ku gjendeni, duke përdorur Shfletim të Ndjeshëm Ndaj Vendit. Për udhëzime se si të jepen apo të hiqen leje tregimi vendi për sajtet, shihni artikullin Lejojuni disa sajteve të depozitojnë fjalëkalime, cookie dhe të tjera.

Të ketë depozitim Jo Në Linjë

Përcakton nëse i lejohet apo jo përkatësisë së dhënë të depozitojë lëndë për mënyrën jo në linjë. Për udhëzime se si të jepen apo të hiqen leje depozitimesh jo në linjë për sajtet, shihni artikullin Lejojuni disa sajteve të depozitojnë fjalëkalime, cookie dhe të tjera.

Të Kalojë Nën Mënyrën Krejt Ekrani

Përcakton nëse i lejohet apo jo përkatësisë së dhënë ta kalojë shfletuesin nën mëyrën krejt ekrani. Për udhëzime se si të jepen apo të hiqen për sajtet leje për mënyrën Krejt Ekrani, shihni Lejojuni disa sajteve të depozitojnë fjalëkalime, cookie dhe të tjera.

Të fshehë kursorin

Përcakton nëse i lejohet apo jo përkatësisë së dhënë të fshehë kursorin.

Siguri

Page Info Security Win

Identitet Sajti

  • Sajt: Tregon përkatësinë e faqes
  • Pronar: Shfaq të zotin e sajtit, nëse identiteti i faqes mund të verifikohet.
  • Vërtetuar nga: Shfaq agjencinë që ka lëshuar dëshminë e sigurisë që përdor sajti. Klikoni mbi butonin Shihini Dëshminë që ta shihni atë.

Privatësi & Historik

  • E kam vizituar këtë sajt më herët se sot?: Tregon nëse e keni vizituar më parë se sot këtë sajt dhe, nëse po, sa herë.
  • A po depoziton ky sajt të dhëna (cookies) në kompjuterin tim?: Tregnon nëse sajti po depoziton a jo cookies. Klikoni mbi butonin Shihni Cookie-t që t’i shihni cookie-t, nëse po depoziton.
  • A kam ruajtur ndonjë fjalëkalim për këtë sajt?: Tregon nëse keni ruajtur apo jo të dhëna hyrjeje në këtë sajt. Klikoni mbi butonin Shihni Fjalëkalime të Ruajtur që të shihni fjalëkalime që keni ruajtur për sajtin.

Hollësi Teknike

Ndarja Hollësi Teknike tregon nëse është a jo e shifruar lidhja, për arsye privatësie, dhe nëse po, ç’lloj apo fortësie shifrimi qe përdorur.

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër