Butoni i Identitetit të Sajtit është një veçori sigurie në Firefox që ju jep më tepër të dhëna rreth sajteve që vizitoni. Mund të zbuloni shpejt e shpejt nëse sajti që po shihni është i fshehtëzuar, nëse është i verifikuar, kush është i zoti, dhe kush e ka verifikuar. Kjo do të duhej t’ju vinte në ndihmë për shmangien e sajteve dashakeqë që provojnë të shtien në dorë të dhëna tuajat personale.
Butoni i Identitetit të Sajtit gjendet te shtylla e vendeve, në të majtë të adresës web.
Kur shihni një sajt, Butoni i Identitetit të Sajtit do të jetë në formën e një prej pesë ikonave - një rruzull gri, një trekëndësh sinjalizimi gri, një trekëndësh sinjalizimi portokalli, një dry gri, ose një dry i gjelbër. Klikimi mbi këto ikona do të shfaqë të dhëna identiteti dhe sigurie mbi sajtin.
Klikimi mbi butonin
te paneli flluskë do të shfaqë më tepër hollësi rreth rregullimeve të privatësisë dhe sigurisë në atë sajt, të tilla si të dhëna dëshmish, cookies dhe historiku i fjalëkalimeve tuaj të ruajtur.Butoni i Identitetit të Sajtit shfaqet te shtylla juaj e adresave për t’ju komunikuar të dhëna rreth sajteve që vizitoni. Mund të zbuloni shpejt e shpejt nëse sajti që po shihni është i fshehtëzuar, nëse është i verifikuar, kush është i zoti, dhe kush e ka verifikuar. Kjo do të duhej t’ju vinte në ndihmë për shmangien e sajteve dashakeqë që provojnë të shtien në dorë të dhëna tuajat personale.
Butoni i Identitetit të Sajtit gjendet te shtylla e adresave, në të majtë të adresës web. Kur shihni një sajt, Butoni i Identitetit të Sajtit do të jetë në formën e një prej pesë ikonave - një rruzull gri, një dry i gjelbër, një dry i gjelbër me një trekëndësh sinjalizimi gri, një dry gri me një trekëndësh sinjalizimi të verdhë, ose një dry gri hequrvije me të kuqe. Klikimi mbi Butonin e Identitetit të Sajtit hap Qendrën e Kontrollit, që ju lejon të shihni të dhëna identiteti mbi sajtin dhe të ndryshoni rregullime sigurie.
Tabelë e Lëndës
Rruzull gri
Një rruzull gri tregon se:
- Sajti nuk ofron të dhëna identiteti.
- Lidhja mes Firefox-it dhe sajtit s’është e fshehtëzuar dhe nuk duhet konsideruar pa rrezik kundrejt përgjimeve.
Shumica e sajteve do të kenë rruzullin gri, ngaqë nuk japin e marrin të dhëna me spec dhe nuk kanë nevojë të kenë identitete të verifikuara apo lidhje të fshehtëzuara.
Trekëndësh sinjalizimi gri
Një trekëndësh sinjalizimi gri tregon se:
- Sajti nuk ofron të dhëna identiteti.
- Lidhja mes Firefox-it dhe sajtit është e fshehtëzuar vetëm pjesërisht, nuk e parandalon përgjimin dhe nuk është plotësisht e sigurt, ngaqë përmban elementë të pafshehtëzuar (të tilla si figura, video ose audio). Persona të tjerë mund t’i shohin ose modifikojnë këto elemente, por jo lëndën kryesore të faqes (të tillë si tekstin).
Trekëndësh sinjalizimi portokalli
Një trekëndësh sinjalizimi portokalli tregon se:
- Sajti nuk ofron të dhëna identiteti.
- Lidhja mes Firefox-it dhe sajtit është e fshehtëzuar vetëm pjesërisht dhe nuk e parandalon përgjimin. Sajti përmban lëndë ndërvepruese që s’është e fshehtëzuar (të tilla si skripte). Persona të tjerë mund të shohin të dhënat tuaja ose të modifikojnë sjelljen e sajtit.
Kjo nënkupton që më herët keni lejuar që lëndë aktive e përzierë e shërbyer përmes HTTPS-je të ngarkohet, të shfaqet ose të ekzekutohet në emër të sajtit, pavarësisht rreziqeve. Shihni Bllokim lënde të përzierë në Firefox.
Kalimi te një tjetër sajt, brenda skedës së tanishme, dhe mandej rikthimi ose një vizitë e re te sajti përmes një skede të re do të bllokojë disa nga kërkesat HTTP, për të ulur rreziqet, do ta kalojë ikonën në gjendjen e mëparshme (një trekëndësh sinjalizimi gri, për lëndë të përzierë pasive dhe dryn gri ose të gjelbër, për rastet ndryshe) dhe do të shfaqë ikonën e mburojës së përzierësit të lëndës. Për më tepër rreth bllokimit të lëndës së përzierë, shihni Bllokim lënde të përzierë në Firefox.
Dry gri
Një dry gri tregon se:
- Adresa e sajtit është verifikuar.
- Lidhja mes Firefox-it dhe sajtit është e fshehtëzuar, për të parandaluar përgjimin.
Kur një përkatësi është verifikuar, do të thotë që personat që xhirojnë sajtin kanë blerë një dëshmi që provon se përkatësia nuk po falsifikohet. Për shembull, FacebookWikimedia Foundation ka këtë lloj dëshmie dhe një lidhje të fshehtëzuar, kështu që Butoni i Identitetit të Sajtit shfaq një dry gri. Kur klikoni mbi dry, ai ju tregon se keni lidhur faktikishtj te facebook.comwikipedia.org, siç dëshmohet nga VeriSign Inc.GlobalSign nv-sa. Ju siguron gjithashtu që lidhja është e fshehtëzuar, kështu që askush nuk mund të përgjojë lidhjen dhe të vjedhë të dhëna hyrjeje në FacebookWikipedia.
Megjithatë, s’është verifikuar se kush e ka faktikish në pronësi përkatësinë në fjalë. Nuk ka garanci se facebook.comwikipedia.org është faktikisht në pronësi të kompanisë FacebookWikimedia Foundation. Gjërat e vetme që garantohen janë që përkatësia është një përkatësi e vlefshme, dhe që lidhja me të është e fshehtëzuar.
Dry i gjelbërt
Një dry i gjelbër tregon se:
- Adresa e sajtit është verifikuar duke përdorur një dëshmi Vleftësimi të Zgjeruar (EV).
- Lidhja me Firefox-it dhe sajtit është e fshehtëzuar, për të penguar përgjimin.
Një dry i gjelbër plus emrin e kompanisë apo organizmit në të gjelbër do të thotë që sajti po përdor një dëshmi Vleftësimi të Zgjeruar (EV). Një dëshmi EV është një lloj i veçantë dëshmish sajti që lyp një proces verifikimi identiteti shumë më rigoroz se sa llojet e tjera të dëshmisë. Ndërsa dryni gri tregon se ai sajt përdor një lidhje të sigurt, dryni i gjelbër tregon se lidhja është e sigurt dhe që të zotët e përkatësisë janë ata që prisni të jenë.
ME dëshminë EV, Butoni i Identitetit të Sajtit ju siguron që paypal.commozilla.org është në pronësi të Paypal Inc.Mozilla Foundation, për shembull. Dryni jo vetëm që bëhet i gjelbër në sajtin e Paypal-itsajtin zyrtar të Mozilla-s, ai gjithashtu zgjerohet dhe shfaq emrin e të zotit te vetë butoni.
Rrruzull gri
Një rruzull gri tregon se:
- Sajti nuk ofron të dhëna identiteti.
- Lidhja mes Firefox-it dhe sajtit s’është e fshehtëzuar, ose është e fshehtëzuar vetëm pjesërisht dhe nuk duhet konsideruar pa rrezik kundrejt përgjimeve.
Shumica e sajteve do të kenë rruzullin gri, ngaqë nuk japin e marrin të dhëna me spec dhe nuk kanë nevojë të kenë identitete të verifikuara apo lidhje të fshehtëzuara. Ka vend për sajte të shërbyer përmes HTTP-je (pa fshehtëzim) ose HTTPS-je (me fshehtëzim të pjesshëm).
Dry i gjelbër
Një dryn i gjelbër tregon se:
- Adresa e sajtit është verifikuar duke përdorur një dëshmi Vleftësimi të Zgjeruar (EV).
- Lidhja me Firefox-it dhe sajtit është e fshehtëzuar, për të penguar përgjimin.
Një dry i gjelbër plus emrin e kompanisë apo organizmit në të gjelbër do të thotë që sajti po përdor një dëshmi Vleftësimi të Zgjeruar (EV). Një dëshmi EV është një lloj i veçantë dëshmish sajti që lyp një proces verifikimi identiteti shumë më rigoroz se sa llojet e tjera të dëshmisë. Ndërsa dryni gri tregon se ai sajt përdor një lidhje të sigurt, dryni i gjelbër tregon se lidhja është e sigurt dhe që të zotët e përkatësisë janë ata që prisni të jenë.
ME dëshminë EV, Butoni i Identitetit të Sajtit ju siguron që paypal-i.com është në pronësi të Paypal Inc., për shembull. Dryni jo vetëm që bëhet i gjelbër në sajtin e Paypal-it, ai gjithashtu zgjerohet dhe shfaq emrin e të zotit te vetë butoni.
Dry i gjelbër me trekëndësh sinjalizimi gri
Një dry i gjelbër me trekëndësh sinjalizimi gri tregon që sajti është i sigurt, ngaqë Firefox-i ka bllokuar lëndë të pasigurt. Për më tepër të dhëna, shihni Bllokim lënde të përzierë në Firefox.
Dryngri me trekëndësh sinjalizimi të verdhë
Një dry gri me trekëndësh sinjalizimi të verdhë tregon se:
- Sajti nuk ofron të dhëna identiteti.
- Lidhja mes Firefox-it dhe sajtit është e fshehtëzuar vetëm pjesërisht dhe nuk e parandalon përgjimin.
Për të dhëna rreth bllokimit të lëndës së përzierë, shihni Bllokim lënde të përzierë në Firefox.
Shënim: Nëse dërgoni çfarëdo lloj të dhënash me spec (të dhëna bankare, të dhëna karte krediti, numra NIPT, etj.) Butoni i Identitetit të Sajtit nuk duhet të përmbajë ikonë trekëndësh sinjalizimi portokalli.
Dry gri hequrvije me të kuqe
Një dry gri hequr vije me të kuqe tregon se:
- Sajti ofron të dhëna identiteti.
- Lidhja mes Firefox-it dhe sajtit është e fshehtëzuar vetëm pjesërisht dhe nuk e parandalon përgjimin.
Faqja shërbehet përmes HTTPS-je vetëm pjesërisht dhe lejon marrje dhe dhënie të dhënash me spec përmes HTTP-je. Mos jepni të dhëna personale në sajte që shfaqin këtë ikonë.
Shënim: Kjo ikonë nuk do të shfaqet, po qe se s’keni çaktivizuar bllokimin e lëndës së përzierë.