Firefox-i përmban një Përgjegjës Fjalëkalimesh që mund të ruajë fjalëkalimet që përdorni për hyrje në sajte. Ky artikull përshkruan pse mund të mos jenë ruajtur fjalëkalimet tuaja.
- Për një përmbledhje të përgjithshme të përdorimit të Përgjegjësit të Fjalëkalimeve në ruajtjen e fjalëkalimeve për te sajte, shihni Përgjegjësi i fjalëkalimeve - Mbani mend, fshini dhe ndryshoni fjalëkalime të ruajtur në Firefox.
- Për të dhëna rreth veçorisë së Fjalëkalimit të Përgjithshëm, të përdorur për të mbrojtur të dhënat tuaja private, shihni Përdorni një Fjalëkalim të Përgjithshëm që të mbroni të dhëna hyrjesh dhe fjalëkalime të depozituara.
Tabelë e Lëndës
Rregullime mbi Përgjegjësin e Fjalëkalimeve
Si parazgjedhje, Firefox-i do t’i mbajë mend fjalëkalimet. Këtë veçori mund ta keni çaktivizuar, ose t’i keni treguar Firefox të mos i mbajë mend kurrë fjalëkalimet për një sajt të dhënë.
- Klikoni butonin e menusë dhe zgjidhni . . .
- Përzgjidhni panelin .
- Nëse nuk ka shenjë, i vini shenjë mundësisë Mbaji mend fjalëkalimet për sajtet.
- Në të djathtë të Mbaji mend fjalëkalimet për sajtet, klikoni mbi butonin
- Sigurohuni që sajte te i cili po provoni të hyni, nuk gjendet në listë.
- Nëse gjendet, përzgjidheni dhe klikoni mbi .
- Klikoni mbi Mbylleni dritaren Përjashtime.
- Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu. .
Tani që e keni formësuar Firefox-in t’i mbajë mend fjalëkalimet, provoni të hyni sërish te sajti.
Shfletim Privat
Nëse përdorni veçorinë e Shfletimit Privat te Firefox-i, nuk do të plotësohen fjalëkalime vetvetiu gjatë sesionit tuaj të Shfletimit Privatte dritarja juaj e Shfletimit Privat ose kur jeni nën mënyrën Shfletim Privat i përhershëm, dhe as nuk do të ruhen fjalëkalime të rinj. Shihni që të mos jeni nën mënyrën Shfletim Privat sessionwindow:
- Sigurohuni që në krye të dritares së Firefox-it nuk thuhet (Shfletim Privat). Nëse thuhet, përfundojeni sesionin e Shfletimit Privat, duke klikuar mbi menunë dhe duke përzgjedhur mbylleni dritaren e Shfletimit Privat.
- Sigurohuni që butoni i Firefox-it nuk është ngjyrë patëllxhane. Në qoftë, përfundojeni sesionin e Shfletimit Privat, duke klikuar mbi butonin dhe duke përzgjedhur mbylleni dritaren e Shfletimit Privat.
- Sigurohuni që butoni i Firefox-it nuk është ngjyrë patëllxhane. Në qoftë, mbylleni dritaren e Shfletimit Privat.
Mundet edhe që të jeni vazhdimisht nën gjendjen Shfletim Privat:
- Klikoni butonin e menusë dhe zgjidhni . . .
- Përzgjidhni panelin .
- Nëse Firefox-i: është caktuar si Do të përdorë rregullime vetjake për historikun, sigurohuni që nuk është përzgjedhur Përdor përherë mënyrën e shfletimit vetjak.
- Në qoftë, hiqjani shenjën dhe rinisni Firefox-in.
- Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu. .
Fjalëkalimet zënë e hiqen vetvetiu
Firefox-i mund të rregullohet që t’i heqë fjalëkalimet, kur mbyllet. Për ta çaktivizuar këtë veçori:
- Klikoni butonin e menusë dhe zgjidhni . . .
- Përzgjidhni panelin e .
- Nëse Firefox-i: është rregulluar si Do të përdorë rregullime vetjake për historikun dhe është përzgjedhur zëri Pastroje historikun kur mbyllet Firefox-i, klikoni mbi butonin .
- Sigurohuni që nuk është përzgjedhur Fjalëkalimet e Ruajtura.
- Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu. .
Firefox-i tani është formësuar që të mos i heqë fjalëkalimet tuaj, kur e mbyllni.
Software përgjegjësi fjalëkalimesh
Mund të keni software përgjegjësi fjalëkalimesh, ndoshta si veçori të përfshirë në ndonjë software Sigurie, që e pengon Firefox-in të ruajë fjalëkalimet. Shihni rregullimet e përgjegjësit të fjalëkalimeve. Për më tepër të dhëna, shihni Ku ruhen të dhënat e mia për hyrjet?
Nuk shfaqet pyetja Të Mbahet Mend Fjalëkalimi
Disa versione përudhësish grafikë mund të kenë probleme të shfaqin pyetje apo kërkesa të tilla. Për të parë nëse kjo vlen për rastin tuaj, ndiqni hapat e Diagnostikim zgjerimesh, temash dhe problemesh përshpejtimi hardware, me qëllim që të zgjidhen probleme të rëndomta në Firefox.
Sajtet e ndalojnë ruajtjen e fjalëkalimeve
Disa sajte, për arsye sigurie, nuk e lejojnë ruajtjen e fjalëkalimeve për ta. Nëse i keni ndjekur hapat e mësipërn, por prapë nuk ju kërkohet të ruani një fjalëkalim, kur hyni në një sajt të dhënë, ai sajt mund ta ketë të çaktivizuar ruajtjen e fjalëkalimeve.
Bazuar në të dhëna nga User name and password not remembered (mozillaZine KB)