Firefox-i mund t'i ruajë emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet që përdorni për të hyrë në shërbime në linjë, të tilla si banka apo sajte web email-esh. Nëse e përdorni kompjuterin edhe me dikë tjetër, këshillohet të përdorni një fjalëkalim të përgjithshëm.
- Për çështje të tjera të lidhura me privatësinë gjatë përdorimit të kompjuterit me të tjerë, shihni Si ta kem të përbashkët Firefox-in me persona të tjerë në një kompjuter?.
Pasi ta keni caktuar një fjalëkalim të përgjithshëm, do t'ju kërkohet ta jepni atë, sapo Firefox-it t'i duhet të hyjë në fjalëkalimet e depozituara nga ju.
Tabelë e Lëndës
Përcaktimi i një fjalëkalimi të përgjithshëm
Si parazgjedhje, Firefox-i nuk përdor fjalëkalim të përgjithshëm për mbrojtjen e të dhënave që keni depozituar për hyrje. Që të përcaktoni një fjalëkalim të përgjithshëm:
- Klikoni butonin e menusë dhe zgjidhni . .
- Kliokoni mbi panelin .
- I vini shenjë Përdor një fjalëkalim të përgjithshëm.
Do të shfaqet dialogu Ndryshoni Fjalëkalimin e Përgjithshëm. - Jepni fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm. Matësi i cilësisë së fjalëkalimeve do të tregojë shkallën e vështirësisë së hamendësimit të fjalëkalimit. Që të krijoni një fjalëkalim cilësor, fjalëkalimi juaj i përgjithshëm do të duhej të përmbante sa vijon:
- Të paktën një shkronjë të madhe.
- Një ose më tepër shifra.
- Të paktën një shenjë jo alfanumerike, të tillë si: @ # $ % ^ & * ( ).
- Gjithashtu, mos harroni të përdorni si fjalëkalimin tuaj diçka që është e lehtë të mbahet mend, por e vështirë për ta hamendësuar të tjerët, për të bërë të mundur që ju, dhe vetëm ju, të jeni në gjendje ta rikujtoni këtë informacion të sigurt. Për më tepër të dhëna rreth zgjedhjes së fjalëkalimeve, shihni Krijoni fjalëkalime të sigurt, që ta mbani të parrezikuar identitetin tuaj.
- Jepeni edhe një herë fjalëkalimin tuaj që të ripohoni se mund ta jepni pa gabime.
- Që të caktohet si fjalëkalim i përgjithshëm, klikoni mbi .
- Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu.
Heqja e fjalëkalimit të përgjithshëm
Nëse nuk e doni më fjalëkalimin e përgjithshëm, mund ta hiqni në çfarëdo kohe:
- Klikoni butonin e menusë dhe zgjidhni . .
- Klikoni mbi panelin .
- Hiqjani shenjën Përdor një fjalëkalim të përgjithshëm. Do të shfaqet dialogu Hiqni Fjalëkalimin e Përgjithshëm.
- Jepni fjalëkalimin e tanishëm që të ripohoni se e keni autorizimin e nevojshëm për heqjen e tij.
- Nëse e keni harruar fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm, shihni Ricaktoni Fjalëkalimin tuaj të Përgjithshëm, nëse e harruat.
- Klikoni mbi .
- Klikoni mbi te dialogu që shfaqet, për të ripohuar heqjen e tij.
- Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu.
Ndryshimi i fjalëkalimit të përgjithshëm
Mundet edhe ta ndryshoni fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm, në çfarëdo kohe:
- Klikoni butonin e menusë dhe zgjidhni . .
- Klikoni mbi panelin .
- Klikoni .
- Jepni fjalëkalimin e tanishëm që të ripohoni se e keni autorizimin e nevojshëm për ndryshimin e tij.
- Nëse e keni harruar fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm, shihni Ricaktoni Fjalëkalimin tuaj të Përgjithshëm, nëse e harruat.
- Jepeni dy herë radhazi fjalëkalimin e ri të përgjithshëm.
- Lënia e zbrazët e dy fushave e heq fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm.
- Që të pranohet fjalëkalimi i përgjithshëm i ndryshuar, klikoni mbi .
- Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu.
Bazuar në informacione nga Master password (mozillaZine KB)