Nëse kompjuterin tuaj e përdorin edhe persona të tjerë, mund të donit t'ua parandalonit hyrjen në llogaritë tuaja në rrjetet shoqërore, t'u parandaloni parjen e fjalëkalimeve tuaj të ruajtur, apo ndryshimin e faqerojtësve tuaj në Firefox. Ky artikull ju shpjegon masat mbrojtëse bazë.
Tabelë e Lëndës
Përdorni llogari individuale përdoruesi
Do të duhej të krijonit llogari individuale përdoruesi për çdo person që përdor rregullisht kompjuterin tuaj. Kjo i lejon çdo përdoruesi të ketë stilin e vet personal, në gjëra të tilla si figura sfondi apo stil pamor, dhe dosjet e veta të dokumenteve, të tilla si profil Firefox-ie që depoziton të dhënat e historikut tuaj të plotësimit të formularëve, emra përdoruesi dhe fjalëkalime Interneti, faqerojtës, dhe të tjera rregullime personale. Çdo preson hyn në llogarinë e vet përmes një emri përdoruesi dhe fjalëkalimi.
Për krijimin e një llogarie përdoruesi:
- Shihni Create a user account te microsoft.com
- Shihni Create a user account te microsoft.com
- Gnome: Shihni Add a new user account te gnome.org
- KDE: Shihni The KUser Handbook te kde.org
Për më tepër të dhëna rreth zgjedhjes së fjalëkalimeve të sigurt, shihni Krijoni fjalëkalime të sigurt, që ta mbani të parrezikuar identitetin tuaj.
Bllokojeni kompjuterin, kur jeni larg
Kur largoheni prej kompjuterit tuaj, do të duhej ta bllokonit ekranin, që të parandaloni përdorimin e desktopit tuaj nga persona të tjerë dhe hyrjen në kartelat tuaja. Mbeteni prapë i futur, dhe krejt zbatimet tuaja do të vazhdojnë të xhirojnë, por do t'ju duhet të jepni fjalëkalimin tuaj, që të mund të përdorni sërish kompjuterin. Ekranin mund ta bllokoni dorazi, por mund edhe ta rregulloni të bllokohet vetvetiu.
- Bllokim pas një periudhe plogështie:
- Shihni How to use screen savers te microsoft.com
- Bllokim pas një periudhe plogështie:
- Windows 7: Shihni Use your Windows password for your screen saver password te microsoft.com
- Windows Vista: Shihni Use your Windows password for your screen saver password te microsoft.com
- Bllokim pas një periudhe plogështie:
- Bllokim dorazi: Shtypni + L.
- Bllokim:
- Mënyrat fjetje dhe plogështi:
- Gnome: Shihni Automatically lock your screen dhe Lock the screen te gnome.org
- KDE: Shihni Screen Saver te kde.org
Caktoni një fjalëkalim të përgjithshëm në Firefox
Në rast se dikush do të hyjë në Firefox-in tuaj, nëse harruat të bllokonit kompjuterin tuaj, mundeni të caktoni një fjalëkalim të përgjithshëm Firefox-i. Për më tepër të dhëna, shihni Përdorni një Fjalëkalim të Përgjithshëm që të mbroni të dhëna hyrjesh dhe fjalëkalime të depozituara.