Përgjegjësi i fjalëkalimeve - Mbani mend, fshini dhe ndryshoni fjalëkalime të ruajtur në Firefox

Ky artikull mund të jetë i vjetruar.

Te artikulli në Anglisht, te i cili ky bazohet, është bërë një ndryshim i rëndësishëm. Deri kur kjo faqe të përditësohet, mund të jetë e dobishme kjo këtu: Password Manager - Remember, delete and edit logins and passwords in Firefox

Firefox Firefox Përditësuar së fundmi: 87% e përdoruesve e kanë votuar këtë si të dobishëm

Përgjegjësi i fjalëkalimeve në Firefox depoziton në mënyrë të sigurt emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet që ju përdorni për të hyrë në llogari te sajte dhe mandej i plotëson ato vetvetiu herën tjetër që ju i vizitoni. Ky artikull ju tregon si ta përdorni Përgjegjësin e Fjalëkalimeve për të mbajtur mend, parë, fshirë dhe mbrojtur fjalëkalimet tuaj.

Bëjeni Firefox-in të mbajë mend emra përdoruesish dhe fjalëkalime

Kur jepni një emër përdoruesi dhe fjalëkalim që Firefox-i nuk i ka depozituar ende për një sajt, do t’ju pyesë nëse doni që Firefox-i t’i mbajë mend.

Password 29 - WinPassword 29 - MacPassword 29 - Linpassword doorhanger 39
Ndihmëz: Klikimi diku jashtë dialogut Mbaje Mend Fjalëkalimin do ta fshehë atë. Për ta shfaqur sërish, thjesht klikoni ikonën e drynit në të majtë të shtyllës së vendeve. Nëse Firefox-i nuk ju pyet për ruajtje fjalëkalimesh, shihni artikullin Nuk mbahen mend emër përdoruesi dhe fjalëkalim.

Te dialogu Mbaje Mend Fjalëkalimin:

  • Që ta bëni Firefox-in të mbajë mend emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin, klikoni mbi Mbaje Mend Fjalëkalimin. Herës tjetër që vizitoni sajtin, Firefox-i do të japë vetvetiu për ju emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj.
    • Nëse keni depozituar emër përdoruesi apo fjalëkalim të gabuar, thjesht jepni te sajti atë të saktin dhe Firefox-i do t’ju pyesë ta ruajë apo jo. Për të ruajtur emrin e ri të përdoruesit dhe fjalëkalimin e ri, klikoni mbi Përditësoje.
  • Që t’i tregoni Firefox-it të mos mbajë mend kurrë emra përdoruesish apo fjalëkalime për sajtin ku gjendeni, klikoni mbi menunë hapmbyll dhe përzgjidhni Mos Mba Mend Kurrë Fjalëkalim për Këtë Sajt. Në të ardhmen, kur të hyni te sajti, nuk do të pyeteni për ruajtje emri përdoruesi dhe fjalëkalimi.
    • Nëse më vonë ndërroni mendje dhe do të donit që Firefox-i t’ju pyesë për ruajtje emrash përdoruesi dhe fjalëkalimesh për këtë sajt, lypset ta hiqni atë nga lista e përjashtimeve, përmes Dritarja Mundësi - panelit Siguri.Nëse më vonë ndërroni mendje dhe do të donit që Firefox-i t’ju pyesë për ruajtje emrash përdoruesi dhe fjalëkalimesh për këtë sajt, lypset ta hiqni atë nga lista e përjashtimeve, përmes Dritarja Parapëlqime - panelit Siguri.
  • Për të anashkaluar ruajtje emri përdoruesi dhe fjalëkalimi këtë herë, klikoni mbi menunë hapmbyll dhe përzgjidhni Jo Tani. Herës tjetër që vizitoni sajtin, do t’ju kërkohet të ruhen emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi.
Shënim: Disa sajte ju ofrojnë t’ju mbajnë vazhdimisht të futur në llogarinë tuaj, kur i vini shenjë një kutize te sajti. Ky është mekanizëm i sajtit dhe do të funksionojë pavarësisht se keni ruajtur apo jo në Firefox emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin.

Administrimi i shumë llogarive për një sajt

Nëse për një sajt keni më shumë se një llogari, Firefox-i mund të ruajë krejt kredencialet tuaj për hyrje. Mund ta bëni Firefox-in të plotësojë të dhëna hyrjesh për një tjetër llogari, sa herë që vizitoni një tjetër.

  1. Right-clickControl + klik mbi fushën e emrit të përdoruesit që të shihni menunë e kontekstit.
  2. Klikoni Jepni Kredenciale Hyrjeje.
  3. Zgjidhni emrin e përdoruesit me të cilin dëshironi të hyni. Firefox-i do të plotësojë vetvetiu emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin për të.
    login multiple accounts 42

Parje dhe fshirje fjalëkalimesh

Fjalëkalimet dhe emrat e përdoruesit që Firefox-i ka ruajtur për ju, mund t’i administroni lehtë.

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Klikoni mbi panelin Siguri.
  3. Click Fjalëkalime të Ruajtur...Kredenciale të RuajturFjalëkalime të Ruajtur dhe do të hapet Përgjegjësi i Fjalëkalimeve.
saved passwords 38password manager mac 42password manager win 42
  • Që të shihni fjalëkalimet që keni ruajtur, klikoni mbi Shfaqi fjalëkalimet. Kur e mbyllni dritaren, fjalëkalimet do të jenë fshehur vetvetiu.
  • Përdorni kutizën e kërkimeve që të gjeni një sajt ose një fjalëkalim të dhënë. Klikoni mbi X te shtylla e kërkimeve që të fshini kërkimin tuaj dhe të shihni sërish listën e plotë.
  • Që të hiqni një emër përdoruesi dhe fjalëkalim, përzgjidheni prej listës dhe klikoni mbi Hiqe.
  • Që të hiqni krejt emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet e ruajtur, klikoni mbi Hiqi Krejt. Pasi të ripohoni këtë zgjedhje, krejt emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet e depozituar për ju do të fshihen.
  • Që të importoni fjalëkalime prej një tjetër Chrome-i ose Internet Explorer-i, klikoni mbi Importo dhe ndiqni udhëzimet e ndihmësit.
Që të shihni fjalëkalime për një sajt të dhënë, djathtasklikonicontrol+klik te fusha e emrit të përdoruesi në atë sajt, mandej klikoni Jepni Kredenciale Hyrjesh, të ndjekur nga Shihni Kredenciale të Ruajtura.

Mbrojtja e fjalëkalimeve tuaj

Nëse përdorni të njëjtin fjalëkalim të thjeshtë për çdo gjë, do të jeni më pranë mundësisë për vjedhje identiteti. Artikulli Si të Zgjidhni Fjalëkalime Më të Sigurt ju tregon një metodë të lehtë për krijim fjalëkalimesh të sigurt dhe përdorimi i Përgjegjësit të Fjalëkalimeve, siç shpjegohet më sipër, do t’ju ndihmojë t’i mbani mend që të gjithë.

Edhe pse Përgjegjësi i Fjalëkalimeve emrat tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimet i depoziton në hard diskun tuaj nën një format të fshehtëzuar, dikush që mund të hyjë në kompjuterin tuaj mund t’i shohë apo përdorë ata. Artikulli Si të mbrohen fjalëkalimet e depozituar duke përdorur një Fjalëkalim të Përgjithshëm ju tregon se si ta parandaloni këtë gjë dhe t’i keni ata të mbrojtur, në rast se kompjuteri juaj humb ose vidhet.

Keni probleme me emra përdoruesish dhe fjalëkalime?

Këta artikuj do t’ju ndihmojnë të zgjidhni probleme që mund të keni me emra përdoruesish dhe fjalëkalime:

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër