Riktheni Faqerojtës të humbur ose që mungojnë

Firefox Firefox U krijua:

Gjatë përdorimit normal të Firefox-it, mund t'ju duket se Firefox-i ka humbur faqerojtësit tuaj. Në shumicën e rasteve, faqerojtësit nuk kanë humbur. Ky artikull merret me rastet kryesore kur mund të duket se mungojnë faqerojtësit tuaj dhe shpjegon se si t'i riktheni.

Mungon Shtylla e Menuve

Menuja në krye të dritares Firefoxbar, bashkë me zërat e tjerë të menuve (Kartelë, Përpunim, Shfaqje, Mjete, etj.) përmban një zë Faqerojtës. Në disa raste, mund të mungojë shtylla e menusë.

Nëse nuk e shihni shtyllën e menusë:

  1. Shtypni Alt te tastiera dhe hiqeni gishtin nga tasti. Shtylla e menusë do të shfaqet përkohësisht.
  2. Te shtylla e menusë, klikoni Shfaqje, kaloni te Panele, mandej përzgjidhni Shtyllë Menush.

Për më tepër hollësi shihni Mungon Shtylla e Menuve.

Mungojnë faqerojtësit nga Google

Që të hyni te Faqerojtësit e ruajtur në Google, thjesht shkoni te www.google.com/bookmarks. Pasi të jeni atje, mund t'i eksportoni Faqerojtësit tuaj Google dhe t'i importoni ata në Firefox, nëse doni. Për më tepër, shihni Paneli Google nuk është i përputhshëm me Firefox-in.

Pas instalimit të një shtese, faqerojtësit nuk duken

Nëse e keni rinisur Firefox-in pas instalimi të një shtese dhe nuk duken faqerojtësit, mund të jetë për shkak se Firefox-i nuk u mbyll si duhet, para se të rinisej. Për t'i rikthyer, bëni sa vijon, dhe rinisni kompjuterin tuaj.

Nuk arrini të gjeni faqerojtësit tuaj pas importimit të tyre

Nëse importuat faqerojtësit tuaj prej një shfletuesi tjetër, ata shfaqen brenda një dosje speciale te menuja Faqerojtës. Që të gjeni faqerojtësit tuaj të importuar, bëni sa vijon:

  1. Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks button win 2 në anën e djathtë të panelit të lëvizjesTe shtylla e menuve, klikoni FaqerojtësNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni menunë Faqerojtësa dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

    Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks-29 dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

  • Në varësi të llojit të shfletuesit prej të cilit bëtë importimin, faqerojtësit tuaj shfaqen te një dosje me një emër të veçantë te lista e Faqerojtësve.
    • Internet Explorer. Emri i dosjes është From Internet Explorer.
    • Opera. Emri i dosjes është From Opera.
    • Faqerojtës të importuar nga të tjerë shfletues ndjekin një rregullsi të ngjashme me sa më sipër.
  • Nëse faqerojtësit tuaj te burimi qenë ruajtur në një hierarki dosjesh, struktura e dosjeve ruhet brenda dosjes me emrin e veçantë.

Në u dashtë, mund t'i shpini faqerojtësit tuaj të importuar në dosjet e tjera. Për më tepër të dhëna, shihni Si t'i përdor faqerojtësit?.

Te dosja Faqerojtës shfaqet grupi parazgjedhje i faqerojtësve

Faqerojtësit tuaj u përshoqërohen profilit që përdorni. Për shumicën e përdoruesve të Firefox-it, profili i vetëm për ta është ai parazgjedhje. Mund të ketë raste kur Firefox-i të krijojë për ju një profil të ri. Kur ky profil i ri aktivizohet, ai përmban grupin parazgjedhje të faqerojtësve, çka mund t'ju lërë përshtypjen se keni humbur faqerojtësit tuaj personalë. Ky varg hapash ju ndihmon të zbuloni nëse është krijuar një profil i ri dhe se si të riktheni faqerojtësit tuaj të profilit të mëparshëm.

Si të zbulohet nëse Firefox-i ka krijuar një profil të ri

  1. Shkoni te dosja e profileve të Firefox-it.
    • Për vende profilesh të Firefox-it, shihni artikullin Profile.
  2. Nëse ka vetëm një dosje profili, ndaluni.
    Shënim: Çdo dosje profili emërtohet si diçka e ngjashme me sa më poshtë:
    {shteg-për-te-kartela xxxxxxxx.<Emër_Profili>}
    ku {shteg-për-te-kartela xxxxxxxx} përfaqëson një varg kuturu 8 shenjash dhe {shteg-për-te-kartela <Emër_Profili>} i përgjigjet emrit të profilit. Për shembull, dosja që përmban profilin parazgjedhje emërtohet {shteg-për-te-kartela xxxxxxxx.default}.
  3. Nëse keni më shumë se një dosje profili në këtë vend, kjo do të thotë që keni më shumë se një profil. Nëse keni më shumë se një dosje profili, atëherë ka gjasa që Firefox-i të ketë krijuar për ju një profil të ri. Në këtë rast, duhet ta udhëzoni Firefox-in të përdorë profilin që përmban faqerojtësit tuaj të ruajtur, duke hapur Përgjegjësin e Profileve të Firefox-it dhe duke zgjedhur profilin e duhur. Për hollësi shihni artikullin Administrim profilesh.




Bazuar në të dhëna nga Lost bookmarks (mozillaZine KB)

 

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër