Faqerojtësit janë lidhje te sajte, që e bëjnë të lehtë rikthimin te një vend i parapëlqyer. Ky artikull merret me gjërat bazë si krijimi dhe administrimi i faqerojtësve.
Tabelë e Lëndës
Si ta faqeruaj një faqe?
Kollaj fare — thjesht klikoni mbi yllin!
Për të krijuar një faqerojtës, klikoni mbi ikonën yll te shtylla e adresave. Ylli do të bëhet i verdhëblu dhe faqerojtësi juaj do të gjendet te dosja e faqerojtësve Të Parenditur. Kaq!
Që të krijoni një faqerojtës, klikoni mbi yllin te paneli. Ylli do të bëhet blu dhe faqerojtësi do të krijohet te dosja faqerojtësve Të Parenditur. Kaq!
Si ta ndryshoj emrin dhe vendndodhjen e një faqerojtësi?
- Për të përpunuar hollësitë e një faqerojtësi, klikoni edhe një herë tjetër mbi yllin, që të hapet dritarja Përpunoni Këtë Faqerojtës.#;
- Te kutia Përpunoni Këtë Faqerojtës mund të ndryshoni cilëndo nga këto hollësi:
- Emër: Ky është emri që Firefox-i shfaq në menura për këtë faqerojtës.
- Dosje: Zgjidhni te cila dosje të ruhet faqerojtësi , duke zgjedhur një të tillë prej menusë hapmbyll (për shembull, Menuja e Faqerojtësve ose Paneli i Faqerojtësve). Te menuja hapmbyll mund të përzgjidhni gjithashtu që të shfaqet një listë e krejt dosjeve për faqerojtës.
- Etiketa: Si ndihmë gjatë kërkimeve dhe sistemimit të faqerojtësve mund të përdorni etiketa për ta. Për më tepër të dhëna, shihni Etiketa faqerojtësish.
- Te kutia Përpunoni Këtë Faqerojtës mund të ndryshoni cilëndo nga këto hollësi:
- Kur të keni përfunduar së përpunuari, klikoni që të mbyllet kutia.
Ku mund t’i gjej faqerojtësit e mi?
Rruga më e lehtë për të gjetur një sajt që e keni faqeruajtur është të filloni të shtypni emrin e tij te shtylla e adresave. Ndërkohë që shtypni, do të shfaqet një listë e sajteve që keni faqeruajtur, etiketuar dhe vizituar. Sajtet e faqeruajtur do të kenë në krah një yll të verdhëblu. Ju mbetet veç të klikoni mbi një nga sajtet dhe do të kaloheni në çast atje. Për të mësuar më tepër rreth kësaj, shihni Kërkoni në faqerojtësit, historikun dhe skedat tuaja përmes Shtyllës së Mahnitshme.
Si t’i sistemoj faqerojtësit e mi?
Dritarja Bibliotekë ju lejon të shihni dhe të sistemoni krejt faqerojtësit tuaj.
Klikoni butonin Faqerojtës në anën e djathtë të panelit të lëvizjesTe shtylla e menuve, klikoni Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni menunë dhe përzgjidhni që të hapet dritarja e Bibliotekës.
Klikoni butonin Faqerojtës dhe përzgjidhni
që të hapet dritarja e Bibliotekës.- Si parazgjedhje, faqerojtësit që krijoni do të gjenden te dosja Faqerojtës të Parenditur. Përzgjidheni te anështylla e dritares Bibliotekë, që të shihni faqerojtësit që keni krijuar. Dyklikoni mbi një faqerojtës për ta hapur atë.
Te Biblioteka e hapur mund të tërhiqni faqerojtës te dosje të tilla, fjala vjen te dosja Menu Faqerojtësish, dhe kështu faqerojtësit tuaj do të shfaqen në menu nën butonin Faqerojtës. Nëse shtoni faqerojtës te dosja Panel Faqerojtësish, ata do të shfaqen te Paneli i Faqerojtësve.
Se si të administroni një listë gjigante faqerojtësish, shihni artikujt vijues:
- Renditini faqerojtësit për të gjetur shpejt ata që doni
- Përdorni dosje faqerojtësish për të sistemuar faqerojtësit tuaj
- Si të fshij një faqerojtës?
Si ta shfaq Panelin e Faqerojtësve?
Nëse doni të përdorni Panelin e Faqerojtësve, mund ta shfaqni kështu:
- Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni mbi butonin , shkoni te shigjeta (në Windows XP, klikoni mbi menunë , uluni poshtë te ) dhe i vini shenjë mundësisë te menuja . , uluni poshtë te dhe i vini shenjë mundësisë
- Klikoni mbi butonin e menusë Figura "new fx menu" nuk ekziston. dhe zgjidhni .
- Klikoni mbi menunë hapmbyll në fund të skenës dhe përzgjidhni .
- Klikoni mbi butonin e gjelbër .
- Klikoni mbi menunë në krye të skenës, uluni poshtë teo dhe përzgjidhni .
Ndihmëza dhe marifete
Jeni gati për më tepër zbavitje me faqerojtësit? Ja disa artikuj të tjerë për t’ju ndihmuar të përfitoni maksimumin prej tyre.
- Përdorini faqerojtësit, skedat, etj, në një kompjuter ose pajisje celulare tjetër: shihni Si ta rregulloj Firefox Sync-un?
- Kalim nga një shfletues në një tjetër? Këta artikuj do t’ju ndihmojnë të merrni faqerojtësit me vete: