Faqerojtësit dhe historiku nuk janë funksionalë

Firefox Firefox Përditësuar së fundmi: 60% e përdoruesve e kanë votuar këtë si të dobishëm
Ky artikull vlen për Firefox 3.5 e sipër. Nëse keni probleme me faqerojtësit tuaj në Firefox 3.0.x, për një rrugëzgjidhje shihni Faqerojtësit dhe butonat e paneleve nuk po punojnë pas përditësimit.

A e shihni këtë mesazh gabimi kur nisni Firefox-in?

Faqerojtësit dhe historiku nuk janë funksionalë, ngaqë një prej kartelave të Firefox-it po përdoret nga një tjetër aplikacion. Këtë problem mund ta shkaktojnë disa programe sigurie

Kjo ndodh kur kartela (me emrin places.sqlite) që mban faqerojtësit tuaj dhe historikun e shfletimit nuk hapet dot nga Firefox-i. Ky artikull mbulon dy rrugëzgjidhje të mundshme.

Nëse nuk e shihni gabimin e mësipërm, atëherë do të duhej të provonit një nga këta artikuj më mirë:

Zgjidhje 1: Rinisni kompjuterin tuaj

Shkaqet më të rëndomta të këtij gabimi janë përdorimi i kartelës nga ndonjë program tjetër ose një problem me vetë kartelën, i shkaktuar kur kompjuteri është fikur papritmas (bie fjala, nga ndërprerja e energjisë). Lajmi i mirë këtu është që shumicën e rasteve, thjesht një nisje e kompjuterit tuaj dhe mandej rinisja e Firefox-it janë zgjidhje për të dy problemet.

Zgjidhja 2: Krijoni një bazë të re të dhënash për vendet

Nëse rinisja e kompjuterit tuaj nuk bën gjë, këtë mund ta ndreqni duke e bërë Firefox-in t'ju krijojë një bazë të re të dhënash për vendet. Mos u merakosni, nuk është aq e vështirë sa duket.

Pjesa 1 – Hapni dosjen tuaj të profilit

Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox, kaloni te menuja NdihmëTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë NdihmëNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Ndihmë dhe përzgjidhni Të Dhëna Diagnostikimi. Do të hapet skeda e Të Dhënave të Diagnostikimit.Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu, klikoni mbi Help-29 dhe përzgjidhni Të Dhëna Diagnostikimi. Do të hapet skeda e Të Dhënave të Diagnostikimit.

  • Te ndarja Baza Zbatimi, klikoni mbi Shfaq DosjenShfaqe në FinderHap Dosjen Që e Përmban. Do të hapet një dritare me kartelatdosjen.
  • Shënim: Nëse nuk jeni në gjendje të hapni ose të përdorni Fire​fox-in, ndiqni udhëzimet te Ku ta gjeni profilin tuaj pa e hapur Firefox-in.
    Lëreni hapur dosjen e Profilit – kaloni te Pjesa 2.

    Pjesa 2 – Krijoni bazën e të dhënave

    1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe mandej përzgjidhni DilniNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni DilniTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dilni nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni Dilni

      Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu dhe mandej klikoni DilniDilni Close 29

      Prisni deri sa Firefox-i të jetë mbyllur plotësisht.
    2. Te dosja e profilit të Firefox-it, gjeni dhe riemërtoni kartelat places.sqlite dhe places.sqlite-journal (në pastë).
      • Për të riemërtuar një kartelë, djathtasklikoni mbi të dhe përzgjidhni Riemërto te menujaklikoni një herë mbi të për ta përzgjedhur dhe mandej klikoni sërish te emri i kartelës për ta bërë të përpunueshëm. Mandej shtoni .old në fund të emrit të saj.
    3. Së fundi, rihapeni Firefox-in.
      • Kur Firefox-i të rihapet, do të krijojë një bazë të re të dhënash për vendet. Historiku juaj i shfletimit do të humbë, por Firefox-i do të importojë vetvetiu faqerojtësit tuaj prej kartelës kopjeruajtje më të freskët.
      • Nëse faqerojtësit tuaj nuk u rikthyen pas krijimit të një baze të re të dhënash për vendet, provoni hapat e artikullit Faqerojtës të Humbur.

    Ndihmë! Kjo nuk e ndreqi problemin tim.

    Ky problem ka simptoma që janë të ngjashme me ato të një numri problemesh të tjerë. Ndoshta ndonjë prej këtyre artikujve e përshkruan më mirë problemin tuaj.

     

    Qe i dobishëm ky artikull?

    Ju lutemi, prisni...

    Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

    Illustration of hands

    Vullnetar

    Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

    Mësoni Më Tepër