Firefox
Firefox
Përditësuar së fundmi:
92% e përdoruesve e kanë votuar këtë si të dobishëm
Firefox-i, si parazgjedhje, është rregulluar të përditësojë vetvetiu veten, por mund bëni kurdo një përditësim dorazi. Ja se si:
Shënim: Nëse Firefox-in po e përditësoni në punë, ju lutemi, sqarohuni me personelin TI të punës, nëse ndeshni probleme.
Shënim: Nëse përdorni versionin e Firefox-it të paketuar nga shpërndarja juaj Linux, lypset të prisni hedhjen në qarkullim te depoja e saj e paketave të një pakete të përditësuar. Ky artikull vlen vetëm nëse Firefox-in e keni instaluar dorazi (pa përdorur përgjegjësin e paketave të shpërndarjes suaj).
- Në krye të dritares së Firefox-it klokoni butonin , shkoni te menuja dhe përzgjidhni .Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni .Klikoni mbi butonin e menusë , klikoni mbi ndihmën dhe përzgjidhni .Te shtylla e menusë klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni .
- Do të hapet dritarja Rreth Firefox-it dhe Firefox-i do të fillojë të kontrollojë për përditësime dhe t'i shkarkojë ato vetvetiu.
- Kur përditësimet të jenë gati për instalim, klikoni mbi
E rëndësishme: Nëse nuk filloi përditësimi, s’u plotësua ose pati ndonjë problem tjetër, ju lutemi shkarkoni dhe instaloni versionin më të ri të Firefox-it për sistemin dhe gjuhën tuaj, që nga mozilla.org (për udhëzime shihni Instaloni Firefox-in në WindowsInstall Firefox on LinuxHow to download and install Firefox on Mac).
Që të ndryshoni rregullimet lidhur me përditësimin, shihni paneli Të mëtejshme - Përdorshmëri, shfletim, rrjet, përditësime, dhe të tjera rregullime të thelluara në Firefox.