Kur përditësoni Firefox-in, ai kontrollon vetvetiu shtesat tuaja dhe i përditëson ato me versione të përputhshme, nëse mundet. Nëse një shtesë nuk mund të përditësohet dhe nuk është më e përputhshme, Firefox-i e çaktivizon. Ky artikull ju tregon se si t’i përditësoni këto shtesa dhe t’i vini sërish në punë.
Tabelë e Lëndës
Kontrolloni për versione të reja për shtesat tuaja
Firefox-i kontrollon një herë në ditë për versione të reja për shtesat tuaja dhe i përditëson ato vetvetiu. Për versione të reja mund të kontrolloni dorazi në çfarëdo kohe.
- Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni butonin (menuja në Windows XP) dhe mandej klikoni . Do të hapet skeda e Përgjegjësit të Shtesave.
- Klikoni dhe përzgjidhni . Nëse Firefox-i gjen përditësime, ato do të shkarkohen vetvetiu.
- Klikoni mbi lidhjen "Riniseni tani që të plotësohet instalimi".
- Te shtylla e menuve, klikoni mbi menunë dhe mandej klikoni mbi . Do të hapet skeda Përgjegjësi i Shtesave.
- Klikoni mbi dhe përzgjidhni . Nëse Firefox-i gjen përditësime, do t’i shkarkojë vetvetiu.
- Klikoni mbi lidhjen "Riniseni tani që të plotësohet instalimi".
- Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe mandej klikoni mbi . Do të hapet skeda Përgjegjësi i Shtesave.
- Klikoni mbi dhe përzgjidhni . Nëse Firefox-i gjen përditësime, do t’i shkarkojë vetvetiu.
- Klikoni mbi lidhjen "Riniseni tani që të plotësohet instalimi".
- Klikoni mbi butonin e menusë Figura "new fx menu" nuk ekziston. që të zgjeroni panelin e menuve.
- Klikoni mbi . Do të hapet faqja Përgjegjës Shtesash.
- Klikoni mbi te faqja Përgjegjës Shtesash dhe përzgjidhni . Nëse Firefox-i gjen përditësime, do t’i shkarkojë vetvetiu.
- Klikoni mbi lidhjen "Riniseni tani që të plotësohet instalimi", nëse ju kërkohet.
Kërkoni për përditësime te sajti i shtesës
Disa krijues shtesash kanë versione të ndryshme të shtesave të tyre për versione të ndryshme të Firefox-it, ndaj përditësimi përmes Përgjegjësit të Shtesave nuk do të funksionojë. Në raste të tillë, mund të ketë përditësim gati te sajti i shtesës.
- Te skeda e Përgjegjësit të Shtesave, gjeni te lista shtesën e papërputhshme. Klikoni mbi lidhjen Më tepër që të shihni më tepër të dhëna rreth shtesës, dhe mandej klikoni mbi lidhjen në krah të Faqes hyrëse. Do të kaloheni te faqja hyrëse e asaj shtese.
- Shkarkoni versionin e fundit të shtesës nga faqja hyrëse e shtesës.
Kërkoni për alternativa
Mund të ketë shtesa të tjera me veçori të ngjashme, dhe që janë të përputhshme me versionin tuaj të Firefox-it. Sajti i shtesave është një vend i mirë për të kërkuar për alternativa.
Për shembull, nëse Google Toolbar e përdorni kryesisht për të hyrë te Faqerojtësit tuaj Google, shtesa GBookmarks mund të jetë një zëvendësim i volitshëm. Për më tepër këshilla, shihni artikullin Google Toolbar nuk është i përputhshëm me Firefox-in.