Firefox-i më i ri e heq shtyllën e Shtesave dhe vendos tani një buton Shtesash te paneli kryesor.
- Mësoni si të personalizoni shfaqjen e tyre ose si të rikthehet Shtylla e Shtesave, nëse dëshironi. Shihni, Ku shkoi Shtylla e Shtesave?
Shtylla e Shtesave është një panel që mban shkurtoret për te shtesat, duke ju lejuar hyrje të shpejtë dhe të lehtë në veçoritë e tyre. Mësoni si ta përdorni dhe ta përshtatni Shtyllën e Shtesave.
Tabelë e Lëndës
Çfarë roli luan Shtylla e Shtesave?
Shtylla e Shtesave gjendet në fund të dritares së Firefox-it dhe u jep shtesave një vend ku të kenë shkurtoren dhe të tjera widget-e.
Si ta shfaq ose fsheh Shtyllën e Shtesave?
Nëse nuk keni ndonjë shtesë që përdor Shtyllën e Shtesave, ajo, si parazgjedhje, nuk do të shfaqet, por mund ta shfaqni ose fshihni lehtë, kurdo që të dëshironi.
- Për shfaqjen ose fshehjen e Shtyllës së Shtesave, djathtasklikonicontrol-click në një zonë të zbrazët të Shiritit të Skedave dhe i vini ose i hiqni asaj shenjën te menuja hapmbyll.
- Nëse Shtylla e Shtesave është e hapur tashmë, mund ta mbyllni duke klikuar mbi ikonën e mbylljes te vetë shtylla.
- Mund të përdorni gjithashtu shkurtoren e tastierës Ctrl + /Command + /.
Si ta përshtat Shtyllën e Skedave?
Mund ta përshtatni Shtyllën e Skedave në të njëjtën mënyrë që personalizoni cilindo nga panelet e tjerë të Firefox-it:
- DjathtasklikoniControl-click në një zonë të zbrazët të Shiritit të Skedave, përzgjidhni dhe do të hapet dritarja e Përshtatjes së Panelit.
- Tërhiqni dhe vini te Shtylla e Shtesave elementët që dëshironi.
- Për të shtuar një element, tërhiqeni prej dritares Përshtatje Paneli te Shtylla e Shtesave ku doni të shfaqet.
- Për të hequr një element prej Shtyllës së Shtesave, thjesht tërhiqeni mbrapsht te dritarja Përshtatje Paneli.
- Për t'i risistemuar elementët, tërhiqini dhe vendosini sipas rendit që doni të shfaqen.
- Kur të keni përfunduar me bërjen e ndryshimeve, klikoni që të mbyllet dritarja Përshtatje Paneli dhe të ruhen përzgjedhjet tuaja.
Si ta personalizoj Firefox-in tim?
Një nga gjërat më të mira te Firefox-i është fakti që mund ta personalizoni plotësisht, që t'i përshtatet mënyrës se si e përdorni ju. Rock Your Firefox është një vend i mirë për të mësuar rreth shtesash dhe te addons.mozilla.org mund të kërkoni mes mijëra shtesash. Që të mësoni më tepër rreth shtesave, shihni Përshtatja e Firefox-it me shtesa.
Provojeni: Nëse nuk përdorni ende ndonjë shtesë, shkarkoni ndonjë prej atyre që ju duken me interes dhe provojini pak. Nëse nuk ju kënaqin, Çinstalim shtesash do t'ju tregojë se si t'i hiqni qafe.
Ku shkoi Shtylla e Gjendjes?
Edhe pse Shtylla e Shtesave duket e ngjashme me shtyllën e dikurshme të gjendjes, nuk përmban ndonjë nga veçoritë e saj. Shtylla e gjendjes në fund të dritares së Firefox-it ka ndryshuar që prej Firefox 4 dhe disa nga veçoritë e saj janë kaluar në vende të tjera. Për më tepër hollësi, shihni Çfarë ndodhi me Shtyllën e Gjendjes?.