Skedat ju lejonë të hapni dhe sistemoni shumë sajte brenda një dritareje të vetme. Kjo e mban larg rrëmujës ekranin dhe e lehtëson kalimin nga një sajt në një tjetër. Ky artikull mbulon bazat e përdorimit të skedave.
Tabelë e Lëndës
Si të krijoj një skedë të re?
Për të hapur një skedë të re, klikoni butonin Skedë e Re në anën e djathtë të skedës së fundit.. Për të hapur një skedë të re, klikoni mbi shenjën plus {butoni +} në anën e djathtë të skedës së fundit. Kursori do të shfaqet te shtylla e adresave, kështu që mund të filloni të shtypni terma kërkimi ose URL.
Hapje lidhjesh në skeda të reja
Zakonisht, kur klikoni mbi një lidhje, ajo hapet në skedën e çastit. Nëse doni që ta hapni një lidhje në një skedë të re, thjesht right-clickcontrol-click mbi lidhjen dhe te menuja e kontekstit përzgjidhni .
Si t’i mbyll skedat?
Për të mbyllur një skedë, thjesht klikoni mbi
te vetë skeda.- Mundeni edhe të përdorni shkurtoren e tastierës Ctrl + Wcommand + W që të mbyllni skedën e atëçastshme.
Rihapja e një skede të mbyllur
- Që të rihapni një skedë që e mbyllët padashur, shkoni te kreu i dritares së Firefox-it,te shtylla e menuve, klikoni mbi menunë , kaloni poshtë te dhe mandej përzgjidhni skedën që dëshironi të riktheni.
- Që të rihapni një skedë që e mbyllët padashur, klikoni mbi butonin e menusën Figura "new fx menu" nuk ekziston., dhe mandej klikoni mbi , ndjekur nga .
- Mundeni edhe të përdorni shkurtoren e tastierës Ctrl + Shift + Tcommand + Shift + T që të rihapni skedën e mbyllur në fund fare.
Si t’i sistemoj skedat e mia?
Ndryshimi i radhitjes së skedave
Për të lëvizur një skedë te një vend tjetër brenda vargut të skedave, thjesht tërhiqeni atë duke përdorur miun. Teksa tërhiqni skedën, një tregues të vockël ju tregon se ku do të lihet skeda.
Kalimi i një skede në një dritare të re
- Për të lëvizur një skedë te dritarja e saj, klikoni mbi skedën dhe tërhiqeni nën shiritin e skedave. Do të hapet një dritare e re.
- Nëse doni të kaloni një skedë nga një dritare Firefox-i në një tjetër, klikoni mbi skedën dhe tërhiqeni atë te shiriti i skedave në një tjetër dritare Firefox-i.
Parja e krejt skedave tuaja
Nëse hapët më shumë skeda se sa ç’nxë shiriti i skedave, në secilin skaj do të shfaqen butona rrëshqitjeje. Klikimi mbi ta do të sjellë rrëshqitjen e shiritit majtas ose djathtas.
Mundeni edhe të klikoni mbi butonin "Radhiti Krejt Skedat" dhe të përzgjidhni atë që doni prej menusë hapmbyll.
Skeda të Fiksuara
Fiksimi i një skede ju lejon t’i mbani hapur sajtet tuaj të parapëlqyer, dhe vetëm një klikim larg jush. Skedat e fiksuara hapen vetvetiu, kur nisni Firefox-in. Për më tepër të dhëna rreth Skedave të Fiksuara, shihni Skeda të Fiksuara - mbajini sajtet tuaj të parapëlqyer hapur dhe vetëm një klikim larg.
- Për ta fiksuar një skedë, thjesht right-clickcontrol-click mbi të dhe përzgjidhni .
Krijim Grupi Skedash
Grupet e Skedave (të njohura edhe si Panorama) janë një mënyrë e lehtë sistemimi pamor i shumë skedave. Skedat mund t’i vendosni në grupe, të kaloni nga një grup në tjetrin dhe të kërkoni pa humbur kohë brenda krejt skedave tuaja të hapura. Për më tepër të dhëna rreth krijimit të Grupeve të Skedave, shihni Çfarë janë Grupet e Skedave?.
Ndihmëza për skedat
- Që të përshtatni rregullimet për skedat, shihni ParapëlqimeMundësi window - paneli Skeda.
- Për të caktuar cilat skeda të shfaqë Firefox-i kur hapet, shihni Si të caktohet faqja hyrëse.
- Për të faqeruajtur njëherazi një grup skedash përdorni shkurtoren e tastierës Ctrl + Shift + Dcommand + Shift + D.
- Për më tepër të dhëna mbi faqerojtësit, shihni artikullin Si t’i përdor faqerojtësit?.
- Për të mësuar shkurtore tastiere dhe miu, të cilat përshpejtojnë akte shfletimi, shihni shkurtore Tastiere dhe shkurtore Miu.
Diagnostikim problemesh me skedat
Për të ndrequr probleme skedash, shihni: