Firefox Sync-u funksionon duke ruajtur të dhënat tuaja në shërbyesit e Mozilla-s dhe duke i njëkohësuar ato bë kompjuterët dhe pajisjet tuaja. Kur rregulloni Sync-un, jepni një emër përdoruesinjë adresë email dhe një fjalëkalim, që t'u parandalohet të tjerëve hyrja në llogarinë tuaj. Veç kësaj, ne i kodojmë të dhënat tuaja me një Kyç Riparimi, që të ruhen të parrezikuara në shërbyes. Ky artikull shpjegon ç'të bëni nëse nëse harroni ose humbni cilëndo nga këto të dhëna të rëndësishme dhe nuk jeni në gjendje të hyni te llogaria juaj Sync.
Tabelë e Lëndës
- 1 Ç'u bë Kyçi im i Riparimit?
- 2 Kam harruar fjalëkalimin tim për Sync-un — si ta ricaktoj?
- 3 E kam harruar ose nuk hyj dot më te adresa ime email e përdorur për Sync-un
- 4 Kam harruar Fjalëkalimin tim të përgjithshëm për Firefox-in
- 5 Kam harruar fjalëkalimin tim për Sync-un — si ta ricaktoj?
- 6 E kam harruar ose nuk hyj dot më te adresa ime email e përdorur për Sync-un
Ç'u bë Kyçi im i Riparimit?
Si ta marr Kyçin tim të Riparimit nga një pajisje e njëkohësuar
- Klikoni butonin e menusë dhe zgjidhni . .
- Klikoni te skeda Sync.
- Klikoni mbi dhe përzgjidhni Kyçi Im i Riparimit. Shtypeni Kyçin tuaj të Riparimit ose ruajeni diku, për ta përdorur më vonë.
Prodhoni një Kyç të ri Riparimi
Nëse nuk keni kopje të Kyçit tuaj të Riparimit, të ruajtur më herët, dhe nuk jeni pranë një pajisje të njëkohësuar, ndiqni këto hapa që të prodhoni një Kyçi të ri Riparimi.
- Klikoni butonin e menusë dhe zgjidhni . .
- Klikoni mbi panelin Sync.
- Klikoni mbi dhe do të hapet një dritare e re.
- Nën Kam një llogari Firefox Sync-u, klikoni mbi .
- Klikoni mbi Nuk e kam me vete pajisjen.
- Jepni adresën email dhe fjalëkalimin tuaj.
- Klikoni mbi E kam humbur pajisjen time tjetër dhe për ju do të prodhohet një Kyç i ri Riparimi.Ndihmëz: Shtypja ose ruajtja e Kyçit tuaj të Riparimit është ide e mirë, që kështu të mund të hyni në të dhënat tuaja edhe kur jeni larg këtij kompjuteri.
- Mandej klikoni mbi . Do të shihni skenën Rregullim i Plotësuar.
- Klikoni mbi që të mbyllet dritarja e rregullimit.
Kam harruar fjalëkalimin tim për Sync-un — si ta ricaktoj?
Që të keni një fjalëkalim të ri, ndiqni këto hapa.
- Klikoni butonin e menusë dhe zgjidhni . .
- Klikoni mbi panelin Sync.
- Klikoni mbi , dhe te menuja hapmbyll, klikoni .
- Jepni fjalëkalimin tuaj të ri te skena Ndryshoni Fjalëkalimin tuaj, mandej klikoni mbi .
Tani jeni gati. Mos harroni të përditësoni fjalëkalimin tuaj në krejt pajisjet tuaja të njëkohësueshme, duke klikuar mbi
dhe , te shtylla e poshtme e gabimit që do të shfaqet.E kam harruar ose nuk hyj dot më te adresa ime email e përdorur për Sync-un
Mjerisht, nuk ka ndonjë rrugë për të ndryshuar ose ringjallur adresën email përshoqëruar me një llogari Sync-u. Do t'ju duhet të krijoni një llogari të re, duke ndjekur hapat e përshkruar te Si ta rregulloj Firefox Sync-un??
Kam harruar Fjalëkalimin tim të përgjithshëm për Firefox-in
Për arsye sigurie, fjalëkalimi juaj i përgjithshëm për Firefox-in nuk përfshihet te gjërat që njëkohësohen. Nëse keni harruar fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm dhe doni të vazhdoni me njëkohësimet, do t'ju duhet të ricaktoni fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm dhe rishtoni konpjuterin tuaj te Firefox Sync-u.
- Ricaktoni fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm duke ndjekur udhëzimet te Harrova fjalëkalimin tim të përgjithshëm.
-
Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin dhe mandej përzgjidhni Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe mandej përzgjidhni Te shtylla e menuve, klikoni mbi menunë dhe përzgjidhni Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë dhe mandej përzgjidhni
Klikoni mbi butonin e menusë dhe mandej klikoni DilniDilni
- Nisni Firefox-in.
- Rishtoni kompjuterin tuaj te Firefox Sync-u.
Kam harruar fjalëkalimin tim për Sync-un — si ta ricaktoj?
Që të keni një fjalëkalim të ri, ndiqni këto hapa.
- Klikoni butonin e menusë dhe zgjidhni . .
- Te skeda Sync, klikoni mbi që të hapet faqja Hyni.
- Te faqja Hyni, klikoni mbi Harruat fjalëkalimin? Firefox-i do t'ju dërgojë një email ricaktimi.
- Që të ndryshoni fjalëkalimin tuaj, ndiqni udhëzimet te email-i juaj i ricaktimit.
Tani jeni gati. Mos harroni të përditësoni fjalëkalimin tuaj në krejt pajisjet tuaja të njëkohësueshme, duke ndjekur hapat vijues:
- Klikoni butonin e menusë dhe zgjidhni . .
- Te paneli Sync, klikoni mbi që të hapet faqja Firefox Sync.
- Jepni fjalëkalimin tuaj të ri dhe klikoni mbi .
E kam harruar ose nuk hyj dot më te adresa ime email e përdorur për Sync-un
Mjerisht, nuk ka ndonjë rrugë për të ndryshuar ose ringjallur adresën email përshoqëruar me një llogari Sync-u. Do t'ju duhet të krijoni një llogari të re, duke ndjekur hapat e përshkruar te Si ta rregulloj Firefox Sync-un??