Kam humbur të dhënat e llogarisë sime Firefox Sync - Ç'të bëhet

Ky artikull mund të jetë i vjetruar.

Te artikulli në Anglisht, te i cili ky bazohet, është bërë një ndryshim i rëndësishëm. Deri kur kjo faqe të përditësohet, mund të jetë e dobishme kjo këtu: I've lost my Firefox Sync account information - What to do

Firefox, Mozilla Account Firefox, Mozilla Account U krijua: 66% e përdoruesve e kanë votuar këtë si të dobishëm

Firefox Sync-u funksionon duke ruajtur të dhënat tuaja në shërbyesit e Mozilla-s dhe duke i njëkohësuar ato bë kompjuterët dhe pajisjet tuaja. Kur rregulloni Sync-un, jepni një emër përdoruesinjë adresë email dhe një fjalëkalim, që t'u parandalohet të tjerëve hyrja në llogarinë tuaj. Veç kësaj, ne i kodojmë të dhënat tuaja me një Kyç Riparimi, që të ruhen të parrezikuara në shërbyes. Ky artikull shpjegon ç'të bëni nëse nëse harroni ose humbni cilëndo nga këto të dhëna të rëndësishme dhe nuk jeni në gjendje të hyni te llogaria juaj Sync.

Ç'u bë Kyçi im i Riparimit?

Si ta marr Kyçin tim të Riparimit nga një pajisje e njëkohësuar

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Klikoni te skeda Sync.
  3. Klikoni mbi Administroni Llogari dhe përzgjidhni Kyçi Im i Riparimit. Shtypeni Kyçin tuaj të Riparimit ose ruajeni diku, për ta përdorur më vonë.

Prodhoni një Kyç të ri Riparimi

Nëse nuk keni kopje të Kyçit tuaj të Riparimit, të ruajtur më herët, dhe nuk jeni pranë një pajisje të njëkohësuar, ndiqni këto hapa që të prodhoni një Kyçi të ri Riparimi.

Kujdes: Kjo do të bëjë të fshihen krejt të dhënat tuaja të depozituara në shërbyes. Të dhënat e reja do të sigurohen përmes këtij kyçi dhe mandej do të ngarkohen në shërbyes. Pajisjet e tjera do të reshtin së njëkohësuari, veç në mos i përditësofshi me Kyçin e ri të Riparimit.
  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Klikoni mbi panelin Sync.
  3. Klikoni mbi Rregulloni Firefox Sync-un dhe do të hapet një dritare e re.
  4. Nën Kam një llogari Firefox Sync-u, klikoni mbi Lidhu.
  5. Klikoni mbi Nuk e kam me vete pajisjen.
  6. Jepni adresën email dhe fjalëkalimin tuaj.
  7. Klikoni mbi E kam humbur pajisjen time tjetër dhe për ju do të prodhohet një Kyç i ri Riparimi.
    Ndihmëz: Shtypja ose ruajtja e Kyçit tuaj të Riparimit është ide e mirë, që kështu të mund të hyni në të dhënat tuaja edhe kur jeni larg këtij kompjuteri.
  8. Mandej klikoni mbi Ndryshoje Kyçin e Riparimit. Do të shihni skenën Rregullim i Plotësuar.
  9. Klikoni mbi PërfundojeMbylle që të mbyllet dritarja e rregullimit.

Kam harruar fjalëkalimin tim për Sync-un — si ta ricaktoj?

Që të keni një fjalëkalim të ri, ndiqni këto hapa.

Kujdes: Pajisjet tuaja të tjera do të reshtin së njëkohësuari, veç në mos i përditësofshi me fjalëkalimin e ri.
  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Klikoni mbi panelin Sync.
  3. Klikoni mbi Administroni Llogari, dhe te menuja hapmbyll, klikoni Ndryshoni Fjalëkalimin.
  4. Jepni fjalëkalimin tuaj të ri te skena Ndryshoni Fjalëkalimin tuaj, mandej klikoni mbi Ndryshoje Fjalëkalimin.

Tani jeni gati. Mos harroni të përditësoni fjalëkalimin tuaj në krejt pajisjet tuaja të njëkohësueshme, duke klikuar mbi Njëkohësohu Tani dhe Parapëlqime..., te shtylla e poshtme e gabimit që do të shfaqet.

E kam harruar ose nuk hyj dot më te adresa ime email e përdorur për Sync-un

Mjerisht, nuk ka ndonjë rrugë për të ndryshuar ose ringjallur adresën email përshoqëruar me një llogari Sync-u. Do t'ju duhet të krijoni një llogari të re, duke ndjekur hapat e përshkruar te Si ta rregulloj Firefox Sync-un??

Kam harruar Fjalëkalimin tim të përgjithshëm për Firefox-in

Për arsye sigurie, fjalëkalimi juaj i përgjithshëm për Firefox-in nuk përfshihet te gjërat që njëkohësohen. Nëse keni harruar fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm dhe doni të vazhdoni me njëkohësimet, do t'ju duhet të ricaktoni fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm dhe rishtoni konpjuterin tuaj te Firefox Sync-u.

Kujdes: Kjo do të bëjë që të hiqen emrat tuaj të përdoruesi dhe fjalëkalimet e depozituar te pajisja juaj dhe shkëputjen tuaj prej Firefox Sync-ut. Megjithatë, emrat tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimet te shërbyesi i Sync-ut nuk do të fshihen.
  1. Ricaktoni fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm duke ndjekur udhëzimet te Harrova fjalëkalimin tim të përgjithshëm.
  2. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe mandej përzgjidhni DilniNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni DilniTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dilni nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni Dilni

    Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu dhe mandej klikoni DilniDilni Close 29

  3. Nisni Firefox-in.
  4. Rishtoni kompjuterin tuaj te Firefox Sync-u.

Kam harruar fjalëkalimin tim për Sync-un — si ta ricaktoj?

Që të keni një fjalëkalim të ri, ndiqni këto hapa.

Kujdes: Pajisjet tuaja të tjera do të reshtin së njëkohësuari, veç në mos i përditësofshi me fjalëkalimin e ri.
  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Te skeda Sync, klikoni mbi Hyni që të hapet faqja Hyni.
  3. Te faqja Hyni, klikoni mbi Harruat fjalëkalimin? Firefox-i do t'ju dërgojë një email ricaktimi.
  4. Që të ndryshoni fjalëkalimin tuaj, ndiqni udhëzimet te email-i juaj i ricaktimit.

Tani jeni gati. Mos harroni të përditësoni fjalëkalimin tuaj në krejt pajisjet tuaja të njëkohësueshme, duke ndjekur hapat vijues:

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Te paneli Sync, klikoni mbi Hyni që të hapet faqja Firefox Sync.
  3. Jepni fjalëkalimin tuaj të ri dhe klikoni mbi Hyni.

E kam harruar ose nuk hyj dot më te adresa ime email e përdorur për Sync-un

Mjerisht, nuk ka ndonjë rrugë për të ndryshuar ose ringjallur adresën email përshoqëruar me një llogari Sync-u. Do t'ju duhet të krijoni një llogari të re, duke ndjekur hapat e përshkruar te Si ta rregulloj Firefox Sync-un??

 

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër