Kopjeruajtje dhe rikthim faqerojtësish

Firefox Firefox Përditësuar së fundmi: 100% e përdoruesve e kanë votuar këtë si të dobishëm

Firefox-i krijon vetvetiu kopjeruajtje të faqerojtësve tuaj dhe ruan, për siguri, dhjetë kopjeruajtjet e fundit. Ky artikull përshkruan se si të rimerrni faqerojtës prej kopjeruajtesh të vetvetishme të bëra nga Firefox-i, si të ruani dhe rimerrni kartela tuajat me kopjeruajtje faqerojtësish, dhe se si t’i kaloni faqerojtësit tuaj në një tjetër kompjuter.

Kopjeruatje dhe rimarrje

Kopjeruajtje dorazi

  1. Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks button win 2 në anën e djathtë të panelit të lëvizjesTe shtylla e menuve, klikoni FaqerojtësNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni menunë Faqerojtësa dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

    Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks-29 dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

  2. Te dritarja e Bibliotekës, klikoni mbi butonin e3f62ffc25d52f883aa490cc65d71e2d-1252097598-804-1.png Importim dhe Kopjeruajtje dhe mandej përzgjidhni Kopjeruajtje....

    ff17bcklib
  3. Te dritarja Emër kartele kopjeruajtjeje faqerojtësish që hapet, zgjidhni një vend ku të ruhet kartela, me emrin bookmarks-"date".json si parazgjedhje. Desktopi, zakonisht, është vend i mirë, por çfarëdo vendi që është i lehtë për t’u mbajtur mend, na bën punë.
  4. Ruajeni kartelën json të faqerojtësve. Dritarja Emër kartele kopjeruajtjeje faqerojtësish do të mbyllet dhe tani mund ta mbyllni dritaren e Bibliotekës.

Rikthim prej kopjeruajtjesh

Kujdes: Rikthimi i faqerojtësve prej një kopjeruajtje do ta mbishkruajë grupin e atëkohshëm të faqerojtësve me ata të kartelës kopjeruajtje.
  1. Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks button win 2 në anën e djathtë të panelit të lëvizjesTe shtylla e menuve, klikoni FaqerojtësNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni menunë Faqerojtësa dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

    Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks-29 dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

  2. Te dritarja Bibliotekë, klikoni butonin e3f62ffc25d52f883aa490cc65d71e2d-1252097598-804-1.png Importim dhe Kopjeruajtje dhe mandej përzgjidhni Riktheji.

    e3f62ffc25d52f883aa490cc65d71e2d-1269024873-500-2.jpg
  3. Përzgjidhni kopjeruajtjen prej së cilës doni të bëni rikthim:
    • Zërat me data janë kopjeruajtjet e vetvetishme.
    • Zgjidhni Kartelë... ju lejon të bëni rikthim prej një kopjeruajtjeje të bërë dorazi (shihni më sipër).
  4. Pasi të keni zgjedhur një kopjeruajtje, faqerojtësit tuaj të asaj kartele do të rikthehen. Mbylleni dritaren e Bibliotekës.

Kalimi i faqerojtësve në një tjetër kompjuter

Përmes Firefox Sync-it

Për të kaluar faqerojtësit tuaj nga një kompjuter në një tjetër mund të përdorni Firefox Sync-un.

Shënim: Firefox Sync-u e përditëson vazhdimisht vetveten, teksa ju ndryshoni faqerojtësit, ndaj nuk përfaqëson vërtet një shërbim kopjeruajtjesh, as është konceptuar për t’u përdorur si një i tillë.

Firefox Sync-u është rruga më e mirë për t’i mbajtur të njëkohësuar faqerojtësit tuaj (dhe të dhëna të tjera të profilit), në krejt kompjuterit që përdorni. Për më tepër të dhëna, shihni Si ta rregulloj Firefox Sync-un? dhe Si të njëkohësohen rregullimet e Firefox-it mes kompjuterave për udhëzime se si ta rregulloni.

Përmes një kartele kopjeruajtjeje faqerojtësish

Mund të përdorni gjithashtu një kartelë kopjeruajtje faqerojtësish nga një kompjuter dhe ta përdorni atë për të rimarrë faqerojtësit një kompjuter tjetër. Kjo është e dobishme nëse nuk doni, për ndonjë arsye, të përdorni Sync-un për dy kompjuterët.

Kartela kopjeruajtje faqerojtësish mund të jetë ose nga një kopjeruajtje dorazi (shihni më sipër), ose një prej atyre të vetvetishme, me datë, që gjenden brenda dosjes së profilit tuaj Firefox bookmarkbackups. Hidheni kartelën e kopjeruajtjes së faqerojtësve te mjeti që do përdorni për zhvendosjen (për shembull, një diskth Flash) dhe kopjojini te desktopi (ose çfarëdo vendi) i kompjuterit tjetër. Tani mundeni ta rimerrni kopjeruajtjen që prej dritares Bibliotekë të Firefox-it, duke përdorur mundësinë Zgjidhni Kartelë..., siç përshkruhet te ndarja më sipër Rikthim prej kopjeruajtjesh.

 

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër