Pastroni Historikun Së Fundmi

Firefox Firefox Përditësuar së fundmi: 73% e përdoruesve e kanë votuar këtë si të dobishëm

Teksa shfletoni në internet, Firefox-i mban mend mjaft të dhëna të dobishme për ju – sajtet që keni vizituar, kartelat që keni shkarkuar, etj. Krejt këto të dhëna përbëjnë historikun tuaj të shfletimit. Por, nëse po përdorni një kompjuter publik ose nëse kompjuterin tuaj e keni të përbashkët me dikë tjetër, mund të mos doni që të tjerët të jenë në gjendje të shohin këto lloj të dhënash.

Ky artikull shpjegon çfarë të dhënash ruhen në historikun tuaj dhe ju jep udhëzime hap pas hapi si të pastroni një pjesë të tyre, ose krejt ato.

Çfarë përfshihen te historiku im?

  • Historik Shfletimesh & Shkarkimesh: Historiku i shfletimeve është lista e sajteve që keni vizituar e që shfaqen te menuja Historik, te lista për Historikun te dritarja e Bibliotekës, dhe te lista e adresave te Vetëplotësimi i shtyllës së vendeve. Historiku i shkarkimeve është lista e kartelave që keni shkarkuar dhe që tregohet te Dritarja e shkarkimeve.
  • Historik Formularësh & Shtylle Kërkimesh: Historiku i formularëve përfshin zëra që keni dhënë nëpër formularë faqesh web për Vetëplotësim formularësh. Historiku i Shtyllës së Kërkimeve përfshin zëra që keni dhënë te Shtylla e kërkimeve.
  • Cookies: Cookie-t depozitojnë në kompjuterin tuaj të dhëna rreth sajteve që vizitoni, të tilla si parapëlqime lidhur me sajtin, ose gjendjen i futur a jo. Këtu përfshihen të dhëna dhe parapëlqime mbi sajtin të depozituara nga shtojca të tilla si Adobe Flash. Cookie-t mund të përdoren edhe nga palë të treta për t’ju ndjekur nëpër sajte. Për më tepër informacion lidhur me ndjekjen, shihni Si ta aktivizoj veçorinë Mos Më Gjurmo?
    Shënim: Që të mundni të pastroni cookie-t e depozituara nga Flash-i, duhet të përdorni versionin më të ri. Për udhëzime, shihni Përditësim Flash-i.
  • Fshehtinë: Fshehtina depoziton kartela të përkohshme, të tilla si faqe web dhe tjetër media online, që Firefox-i i ka shkarkuar nga Interneti, për të shpejtuar ngarkimin e faqeve dhe sajteve që i keni parë një herë.
  • Hyrje Aktive: Nëse, që nga hera më e freskët që hapët Firefox-in, keni bërë hyrjen si përdorues i regjistruar në një sajt që përdor mirëfilltësim HTTP, ai sajt konsiderohet "aktiv". Pastrimi i kësaj pjese është i njëvlershëm me daljen, nga gjendja e përdoruesit aktiv, prej këtyre sajteve.
  • Të dhëna Sajtesh Jashtë Linje: Nëse e lejoni, një sajt mund të depozitojë kartela te kompjuteri juaj, që kështu të mund të vazhdoni ta përdorni, kur nuk jeni i lidhur në Internet.
  • Parapëlqime Sajti: Parapëlqime për sajtin e dhënë, përfshi shkallë zmadhimi ose zvogëlimi të ruajtura për sajtet, kodim shkronjash, dhe lejet për sajtet (fjala vjen, përjashtime për bllokuesin e flluskave) siç përshkruhen te Dritare të Dhënash Faqeje.

Si ta pastroj historikun tim?

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox, kaloni te menuja Historiky dhe përzgjidhni Hiqni Historikun Së Fundi....
    Nën Windows XP: Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Hiqni Historikun Së Fundi....
    Te shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Mjete, dhe përzgjidhni Hiqni Historikun Së Fundi....Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete, dhe përzgjidhni Hiqni Historikun Së Fundi....
    History Win1
    History Mac1
    History Lin1
  2. Përzgjidhni sa mbrapa doni ta pastroni historikun:
    • Klikoni menunë hapmbyll në krah të Interval kohor për t’u pastruar që të zgjidhni ç’pjesë të historikut tuaj të pastrohet nga Firefox-i.
    History Win2History Mac2History Lin2
    • Më pas, klikoni mbi shigjetën në krah të Hollësive që të përzgjidhni saktësisht çfarë të dhënash do të pastrohen. Mundësitë që keni, përshkruhen te ndarja Çfarë përfshihen te historiku im? më sipër.
    History Win3 Fx11History Mac3 Fx11History Lin3 Fx11
  3. Së fundi, klikoni butonin Pastroji Tani dhe dritarja do të mbyllet dhe zërat që keni përzgjedhur do të pastrohen.
  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox, kaloni te menuja Historik dhe përzgjidhni Pastroni Historik Së Fundi....Te shtylla e menusë, klikoni mbi menunë Historik, dhe përzgjidhni Pastroni Historik Së Fundi....Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Historik, dhe përzgjidhni Pastroni Historik Së Fundi....
    History Win1
  2. Përzgjidhni sa mbrapa doni ta pastroni historikun:
    • Klikoni menunë hapmbyll në krah të Interval kohor për t’u pastruar që të zgjidhni ç’pjesë të historikut tuaj të pastrohet nga Firefox-i.
    History Win2History Mac2History Lin2
    • Më pas, klikoni mbi shigjetën në krah të Hollësive që të përzgjidhni saktësisht çfarë të dhënash do të pastrohen. Mundësitë që keni, përshkruhen te ndarja Çfarë përfshihen te historiku im? më sipër.
    History Win3 Fx11History Mac3 Fx11History Lin3 Fx11
  3. Së fundi, klikoni butonin Pastroji Tani dhe dritarja do të mbyllet dhe zërat që keni përzgjedhur do të pastrohen.
  1. Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu, zgjidhni Historik, dhe mandej Hiqni Historikun Së Fundi....
  2. Përzgjidhni sa mbrapa doni ta pastroni historikun:
    • Klikoni menunë hapmbyll në krah të Interval kohor për t’u pastruar që të zgjidhni ç’pjesë të historikut tuaj të pastrohet nga Firefox-i.
    History Win2History Mac2History Lin2
    • Më pas, klikoni mbi shigjetën në krah të Hollësive që të përzgjidhni saktësisht çfarë të dhënash do të pastrohen. Mundësitë që keni, përshkruhen te ndarja Çfarë përfshihen te historiku im? më sipër.
    History Win3 Fx11History Mac3 Fx11History Lin3 Fx11
  3. Së fundi, klikoni butonin Pastroji Tani dhe dritarja do të mbyllet dhe zërat që keni përzgjedhur do të pastrohen.

Si ta bëj Firefox-in që ta pastrojë vetvetiu historikun tim?

Nëse ju duhet ta pastroni historikun tuaj sa herë që përdorni Firefox-in, mund ta rregulloni që kjo të ndodhë vetvetiu gjatë daljes prej tij, edhe nëse harroni ta bëni ju.

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Përzgjidhni panelin PrivatësiPrivatësi & Siguri dhe kaloni te ndarja Historik.

  3. Te menuja hapmbyll në krah të Firefox-i:Firefox-i zgjidhni Do të përdorë rregullime vetjake për historikun.
    customhistory38Fx56Privacy&Security-CustomHistory-newCustomHistory fx57
  4. I vini shenjë kutizës Pastroje historikun kur mbyllet Firefox-i..History Win4History Mac4History Lin4
  5. Për të përcaktuar çfarë lloj historiku do të duhej pastruar, klikoni mbi butonin Rregullime... ngjitur me Pastroje historikun kur mbyllet Firefox-i.
  6. Te dritarja Rregullime për Pastrim Historiku, u vini shenjë zërave që doni të pastrohen vetvetiu sa herë që dilet nga Firefox-i.
    History Win5History Mac5History Lin5
  7. Pas përzgjedhjes së pjesëve që doni të pastroni te historiku, klikoni mbi OK që të mbyllet dritarja Rregullime për Pastrim Historik.
  8. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu.

Si të heq nga historiku im një sajt të caktuar?

  1. Në krye të dritares Firefox, klikoni mbi butonin Firefox, kaloni te menuja Historik dhe përzgjidhni Shfaqe Krejt Historikun, që të hapet dritarja Librari.Te shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Historik dhe përzgjidhni Shfaqe Krejt Historikun që të hapet dritarja Librari.Në krye të dritares Firefox, klikoni mbi menunë Historik dhe përzgjidhni Shfaq Krejt Historikun që të hapni dritaren e Librarisë.

    Klikoni butonin e menusë New Fx Menu, zgjidhni Historik dhe mandej klikoni lidhjen Shfaqe Krejt Historikun, në fund të listës, që të hapni dritaren Librari.

  2. Duke shtypur emrin e tij te fusha Kërkoni Në Historik te cepi i sipërm djathtas e duke shtypur mandej EnterReturn kërkoni për sajtin që doni ta hiqni prej historikut tuaj.
  3. Më tej, te përfundimet e kërkimit, djathtasklikonimbani të shtypur tastin Ctrl teksa klikoni mbi sajtin që doni të hiqet, dhe përzgjidhni Harroje Këtë Sajte.
    Do të hiqen krejt zërat e historikut për atë sajt (historik shfletimesh dhe shkarkimesh, cookie-t, fshehtina, hyrjet aktive, fjalëkalimet, të dhëna të ruajtura për formularë, përjashtime për cookie, figura, flluska).

    History Win6History Mac6History Lin6
  4. Së fundi, mbylleni dritaren e Bibliotekës.

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër