Firefox, Firefox for...
Firefox, Firefox for Android, Firefox for iOS, Mozilla Account
U krijua:
83% e përdoruesve e kanë votuar këtë si të dobishëm
E rëndësishme: Sync lyp versionin më të ri të Firefox-it. Sigurohuni se e përditësuat Firefox-in në cilindo kompjuter ose pajisje Android. Mandej, në qoftë e nevojshme, përditësoni Sync-un.
Tabelë e Lëndës
Ç'lloj të dhënash mund të kem të përbashkëta në pajisje të miat?
Mund të zgjidhni të njëkohësohen llojet vijuese të të dhënave në pajisje tuajat:
- Skedat: skedat e hapura në pajisje të tjera do të depozitohen te menuja në kompjuterin tuaj, dhe te skeda Sync në pajisjen tuaj Android.
- Faqerojtësit: kjo ju lejon të hyni te krejt sajtet tuaj të parapëlqyer, në krejt pajisjet tuaja të njëkohësuara.
- Fjalëkalimet: kjo njëkohëson të dhënat tuaj për hyrje në llogari të ndryshme. Kjo do të jetë e çaktivizuar, nëse përdorni fjalëkalim të përgjithshëm
- Historik: kjo ju lejon të hyni në sajte që i keni vizitua në të kaluarëni te krejt pajisjet tuaja të njëkohësuara.
- Shtesa: i vini shenjë kësaj kutize, nëse doni të njëkohësoni shtesat tuaja nëpër krejt pajisjet. Shtesat për versionin desktop të Firefox-it nuk mund të njëkohësohen me versione për celular të Firefox-it.
Administroni të dhëna Sync-u në një kompjuter
Shënim: Për arsye sigurie, fjalëkalimi i përgjithshëm nuk njëkohësohet, edhe pse mund të jenë përzgjedhur fjalëkalimet dhe parapëlqimet.
- Klikoni butonin e menusë dhe zgjidhni . .
- Te paneli i Sync-ut, u vini shenjë llojeve të të dhënave që dëshironi të njëkohësohen.
- Klikoni mbi që të ruhen ndryshimet tuaja.Mbylleni dritaren, kur të keni mbaruar punë. Ndryshimet tuaja do të ruhen vetvetiu.
Administroni të dhëna Sync-u në një pajisje Android
- Prekni butonin nën ekran, te disa pajisje, ose në cepin e sipërm djathtas të shfletuesit) dhe përzgjidhni (mund t'ju duhet të prekni së pari) . (ose
- Prekni dhe hiquani shenjën objekteve që nuk doni të njëkohësohen. Ndryshimet tuaja do të ruhen vetvetiu, kur të dilni prej andej.