Baza diagnostikimi

Firefox Firefox U krijua: 89% e përdoruesve e kanë votuar këtë si të dobishëm

Shumica e problemeve të Firefox-it mund të zgjidhen përmes metodave të diagnostikimit të përshkruara më poshtë. Provojini sipas kësaj radhe. Nëse njëri prej tyre nuk bën gjë, kaloni te pasuesi. Nëse keni nevojë për ndihmë ekstra me ndonjë prej tyre, kemi një bashkësi vullnetarësh në pritje t'ju ndihmojnë.

1. Rinisni kompjuterin tuaj

Ndonjëherë problemet mund të ndreqen thjesht duke rinisur kompjuterin tuaj dhe mandej rinisjen e Firefox-it.

2. Pastroni cookie-t dhe fshehtinën tuaj

Mjaft probleme me ngarkimin e faqeve web mund të zgjidhen duke pastruar cookie-t dhe fshehtinën e Firefox-it:

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox, shkoni te menuja Historik dhe përzgjidhni Pastroni Historikun Së Fundi....Te shtylla e menuve, klikoni mbi menunën Mjete, dhe përzgjidhni Pastroni Historikun Së Fundi....Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete, dhe përzgjidhni Pastroni Historikun Së Fundi....
  2. Te menuja hapmbyll Interval kohor për t'u pastruar:, përzgjidhni Gjithçka.
  3. Klikoni shigjetën në krah të Hollësi që të shfaqet lista me elemente që mund të pastrohen.
  4. Përzgjidhni dhe Cookies, dhe Fshehtinë.
  5. Klikoni mbi Pastroji Tani.
  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox, shkoni te menuja Historik dhe përzgjidhni Pastroni Historikun Së Fundi....Te shtylla e menuve, klikoni mbi menunën Historik, dhe përzgjidhni Pastroni Historikun Së Fundi....Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Historik, dhe përzgjidhni Pastroni Historikun Së Fundi....
  2. Te menuja hapmbyll Interval kohor për t'u pastruar:, përzgjidhni Gjithçka.
  3. Klikoni shigjetën në krah të Hollësi që të shfaqet lista me elemente që mund të pastrohen.
  4. Përzgjidhni dhe Cookies, dhe Fshehtinë.
  5. Klikoni mbi Pastroji Tani.
  1. Klikoni butonin e menusë New Fx Menu, zgjidhni Historik dhe përzgjidhni Pastroni Historikun Së Fundi....
  2. Te menuja hapmbyll Interval kohor për t'u pastruar:, përzgjidhni Gjithçka.
  3. Klikoni shigjetën në krah të Hollësi që të shfaqet lista me elemente që mund të pastrohen.
  4. Përzgjidhni dhe Cookies, dhe Fshehtinë.
  5. Klikoni mbi Pastroji Tani.
Për më tepër të dhëna, shihni Pastroni Historikun Së Fundmi.

3. Përditësoni shtojcat tuaja

Ndonjëherë shtojcat për Firefox (të tilla si Adobe Reader, Flash, Java, QuickTime, RealPlayer, dhe Windows Media Player) mund të shkaktojnë probleme. Shpesh kjo vjen ngaqë janë të vjetruara. Që të kontrolloni për të parë nëse keni versionet e fundit për krejt shtojcat tuaja, shkoni te faqja jonë për Kontroll Shtojcash:

  1. Nëse ndonjë prej shtojcave tuaja është e vjetruar, klikoni mbi Përditësoje dhe ndiqni udhëzimet rreth përditësimit të asaj shtojce.
  2. Paso të keni përditësuar krejt shtojcat tuaja, rinisni Firefox-in
    • Gjedhja "closefirefox" nuk ekziston ose nuk ka rishikim të miratuar. Mandej niseni Firefox-in sërish.

4. Riniseni Firefox-in nën Mënyrë të Sigurt

Mënyra e Sigurt është një mënyrë e vlefshme për diagnostikime, nën të cilën, veç të tjerash, çaktivizohen krejt zgjerimet, përdoret tema parazgjedhje, çaktivizohet përshpejtimi hardware, dhe përdoren rregullimet dhe kontrollet parazgjedhje për panelet. Që ta nisni Firefox-in në Mënyrë të Sigurt:

  1. Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu, klikoni mbi ndihmën Help-29Klikoni mbi butonin e menusë Fx57menu, klikoni Ndihmë dhe përzgjidhni Riniseni me Shtesat të Çaktivizuara…. Firefox-i do të niset me dialogun Firefox Nën Mënyrën e Sigurt.
    Shënim: Firefox-in mundeni, po ashtu, ta nisni nën Mënyrën e Sigurt duke mbajtur të shtypur tastin shift ndërkohë që Firefox-i është duke bërë nisjen.mbajtur të shtypur tastin option ndërkohë që Firefox-i është duke bërë nisjen.duke dalë nga Firefox-i dhe duke shkuar mandej te Terminali juaj dhe duke xhiruar në të: firefox -safe-mode
    Këtu mund t’ju duhet të jepni shtegun për te instalimi i Firefox-it (për shembull, /usr/lib/firefox)
  2. Te dialogu Mënyrë e Sigurt për Firefox-in, klikoni Vazhdo nën Mënyrë të Sigurt.
  3. Kontrolloni nëse vazhdon problemi juaj edhe nën Mënyrë të Sigurt.

5. Diagnostikoni shtojcat tuaja

Disa probleme mund të shkaktohen nga ndonjë shtojcë që nuk funksionon më me Firefox-in. Që të shihni nëse ky është problemi, çaktivizoni krejt shtojcat tuaja. Nëse problemi zhduket, ka të ngjarë që shkak të qe një shtojcë:

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin FirefoxTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë MjeteNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete, dhe mandej klikoni Shtesa. Do të hapet skeda e Përgjegjësit të Shtesave. Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni Shtesa. Do të hapet skeda e Përgjegjësit të Shtesave.

  2. Te skeda e Përgjegjësit të Shtesave, përzgjidhni panelin Plugins.
  3. Klikoni secilën shtojcë te lista dhe mandej klikoni Çaktivizoje.
  4. Kontrolloni nëse shfaqet problemi kur i keni të çaktivizuara krejt shtojcat.

Nëse problemi zhduket pasi të jenë çaktivizuar krejt shtojcat tuaja, shihni artikullin Diagnostikim shtojcash që të mësoni se si të ngushtoni lokalizimin e asaj që po e shkakton.

6. Riktheni rregullimet e Firefox-it

Disa probleme mund të ndreqen duke rikthyer rregullimet për parapëlqimet tuaj në Firefox:

  1. Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu, klikoni mbi ndihmën Help-29Klikoni mbi butonin e menusë Fx57menu, klikoni Ndihmë dhe përzgjidhni Riniseni me Shtesat të Çaktivizuara…. Firefox-i do të niset me dialogun Firefox Nën Mënyrën e Sigurt.
    Shënim: Firefox-in mundeni, po ashtu, ta nisni nën Mënyrën e Sigurt duke mbajtur të shtypur tastin shift ndërkohë që Firefox-i është duke bërë nisjen.mbajtur të shtypur tastin option ndërkohë që Firefox-i është duke bërë nisjen.duke dalë nga Firefox-i dhe duke shkuar mandej te Terminali juaj dhe duke xhiruar në të: firefox -safe-mode
    Këtu mund t’ju duhet të jepni shtegun për te instalimi i Firefox-it (për shembull, /usr/lib/firefox)
  2. Te dialogu Mënyrë e Sigurt për Firefox-in, klikoni që t'i vini një shenjë Rikthe krejt parapëlqimet e përdoruesit te parazgjedhja e Firefox-it.
  3. Që të zbatohen ndryshimet tuaja, klikoni Bëji Ndryshimet dhe Rinisu.

7. Instaloni Firefox-in Sërish

Disa probleme të Firefox-it mund të shkaktohen nga ndonjë problem me një nga kartelat e programit Firefox. Ndiqni këta hapa që ta hiqni plotësisht dhe ta instaloni sërish Firefox-in.

Mund të keni nevojë t'i shtypni këta hapa ose t'i shihni ata prej një tjetër shfletuesi.
  1. Shkarkoni versionin më të ri zyrtar të Firefox-it, prej Mozilla.com.
  2. Mbylleni Firefox-in: Gjedhja "closefirefox" nuk ekziston ose nuk ka rishikim të miratuar.
  3. Çinstaloni Firefox-in - për udhëzime, shihni Çinstalimi i Firefox-it.
    Gjatë procesit të çinstalimi, mos përzgjidhni mundësinë Hiq të dhënat e mia personale dhe përshtatjet e mia për Firefox-in. Në të kundërt do të humbni krejt faqerojtësit, historikun, fjalëkalimet dhe rregullimet tuaja.
  4. Pasi të xhironi çinstaluesin, sigurohuni që të fshini gjithashtu dosjen e instalimit të Firefox-it që gjendet, si parazgjedhje, te: C:\Program files\Mozilla Firefox
  5. Ri-instaloni Firefox-in - për udhëzime, shihni Instalimi i Firefox-it nën Windows.
  1. Shkarkoni versionin më të ri zyrtar të Firefox-it, prej Mozilla.com.
  2. Mbylleni Firefox-in: Gjedhja "closefirefox" nuk ekziston ose nuk ka rishikim të miratuar.
  3. Çinstaloni Firefox-in - për udhëzime, shihni Çinstalimi i Firefox-it.
    Kur ndiqni hapat e udhëzimeve të çinstalimi, mos i kryeni hapat shtesë të heqjes së të dhënave të përdoruesit dhe rregullimet. Në të kundërt do të humbni krejt faqerojtësit, historikun, fjalëkalimet dhe rregullimet tuaja.
  4. Ri-instaloni Firefox-in - për udhëzime, shihni Instalimi i Firefox-it nën MacInstalimi i Firefox-it nën Linux.

Tani niseni Firefox-in dhe kontrolloni nëse është ndrequr problemi juaj. Nëse po, mund të riinstaloni zgjerimet dhe temat për të cilat keni bërë verifikimin (te pjesa 4 më sipër) që nuk shkaktonin probleme. Nëse problemi juaj nuk është ndrequr vazhdoni te metoda pasuese e diagnostikimit.

8. Krijoni një profil të ri

Një profil i dëmtuar mund të shkaktojë lloj-lloj problemesh në Firefox. Që të shihni nëse problemi juaj shkaktohet nga një profil i dëmtuar, krijoni një të ri. Nëse kjo e ndreq problemin, mund të kopjoni të dhënat tuaja (faqerojtësit, fjalëkalime të ruajtur, etj.) te profili juaj i ri.

  1. Përdorni udhëzimet te artikulli Administrim profilesh që të hapni Përgjegjësin e Profileve dhe të krijoni një profil të ri.
    Kur krijoni një profil të ri, mos e fshini profilin tuaj të vjetër. Në të kundërt do të humbni krejt faqerojtësit, historikun, fjalëkalimet dhe rregullimet tuaja.
  2. Pasi të keni krijuar profilin e ri, përzgjidheni që nga Përgjegjësi i Profileve dhe klikoni Nise Firefox-in.

Bëni një prove që të kontrolloni nëse shfaqet problemi juaj me profilin e ri. Nëse nuk shfaqet, mund të kopjoni të dhënat tuaja te profili i ri - për udhëzime, shihni Rikthim të dhënash të rëndësishme të një profili të vjetër.

Zgjidhje të tjera

Nëse i keni provuar krejt këto metoda diagnostikimi dhe prapë keni probleme, puna mund të jetë te tjetër software ose te sistemi juaj Windows.

Kjo ndarje nuk përmban udhëzime hap pas hapi. Për më tepër të dhëna rreth cilësdo prej këtyre zgjidhjeve, ju lutem kontrolloni dokumentimin përkatës.

Kontrolloni për përplasje me software-in tuaj për sigurinë në Internet

Disa software-e për sigurinë në Internet (përfshi programe antivirus, antispyware, dhe firewall) mund të shkaktojnë probleme te Firefox-i, përfshi pengimin e tij në hapje site-esh web, vithisje, dhe të tjera. Shpesh mund të hapni rregullimet e atij programi, ta hiqni Firefox-in nga lista e programeve të besuar ose të lejuar dhe kjo do të rikapet dhe gjërat do të duhej të funksiononin sërish. Nëse programi juaj gjendet te lista e artikullit Configure firewalls so that Firefox can access the Internet, mund të gjeni udhëzime specifike për të se si të riformësohet siç duhet.

Kontrollojeni sistemin tuaj për viruse dhe spyware

Periodically, Do të ishte mirë ta kontrollonit sistemin tuaj për viruse, spyware ose tjetër program dashakeq, në mënyrë periodike. Shpesh këto shërbime të lira dhe falas janë të dobishme:

Kontrolloni për gabime hard diskun tuaj

Një problem me hard diskun e kompjuterit tuaj mund të bëjë që të mos funksionojë Firefox-i. Ja udhëzimet se si të kontrolloni hard diskun tuaj:



Bazuar në të dhëna nga Standard diagnostic - Firefox (mozillaZine KB)

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër